Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Në një postim në “ Twitter’, Kim i shprehu ngushëllimet familjes së Pjetër dhe Jason Rushaj, të cilët babë e bir humbën jetën ditën e djeshme në Malësinë e Madhe. Ndër të tjera ambasadorja Kim shton se SHBA është e gatshme të ofrojë mbështetje sipas nevojës.
“Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, shkruan Kim./Opinion.al