Përmbytjet që përfshinë qytetet në provincat turke të Detit të Zi kanë shkaktuar deri më tani rreth 70 viktima.
Mediat e huaja raportojnë se 47 persona rezultojnë akoma të zhdukur.
Kujtojmë se përmbytjet javën e kaluar sollën kaos pasi ujërat e përrenjve dëmtuan dhjetëra makina shkatërruan ndërtesa dhe ura, bllokuan rrugët dhe dëmtuan infrastrukturën e energjisë elektrike. Metorologët paralajmërojnë përmbytje të mëtejshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Më herët Turqia u përball me zjarre të mëdha qe përfshinë të gjithë vendin.
Pamjet tregojnë dëmet e mëdha në qytetin e Bozkurt në provincën Kastamonu, ku ekipet e shpëtimit kontrolluan për të prekurit në ndërtesat e rrënuara.
Më shumë se 2,000 njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura, disa me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve./Opinion.al