Nga përmbytjet në Texas, numri i viktimave ka shkuar në 59, ndërsa raportohen dhe 30 fëmijë të zhdukur.
Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë më shumë se 850 njerëz në rreth 36 orë, ndërkohë që vazhdojnë pa ndaluar kërkim për të gjetur persona të tjerë që janë ende të zhdukur.
Nga pamjet e ndara në rrjete sociale, por edhe nga mediat ndërkombëtare, zona e Texas shihet e gjitha e shkatërruar, dhe e “mbuluar” nga uji.
’30 fëmijë janë ende të zhdukur, nga rreth 750 që morën pjesë në një kamp veror të krishterë për vajza në brigjet e lumit Guadalupe’, deklaruan zyrtarët.