11 viktima dhe 3 të zhdukur. Është ky bilanci i deritanishëm në Itali, pas motit të keq që shkaktoi përmbytje në disa zona të vendit. Viktimat arritën në 11 pas gjetjes së turpit që dyshohet se i përkiste një burri dhe që u gjet në zonën e Serra dei Conti.
Ndërkohë, të zhdukur janë: Mattia 8 vjeç, Brunella Chiù, 56 vjeçe që ishte në makinë me vajzën e saj dhe një 47 vjeçare nga Arcevia, makina e së cilës u gjet në lumin Misa.
Kërkimi për të zhdukurit pas valës së motit të keq që goditi zonën ka vijuar gjithë natën. U identifikua edhe trupi i 17-vjeçares Noemi Bartoluçi, e që u gjurmua disa kilometra larg vendit ku u tërhoq nga forca e ujit, teksa po përpiqej të shpëtonte së bashku me nënën dhe vëllain e saj në dy makina. Vëllai 23-vjeçar identifikoi trupin, ndërsa nëna e tij Brunella Chiù, 56, është ende e zhdukur. Mes të zhdukurve janë Mattia, 8 vjeç, i shkëputur nga krahët e nënës së tij ndërsa po iknin pasi kishin braktisur makinën në Castelleone di Suasa dhe një burrë tjetër nga Arcevia. “Shpresojmë që uji të bjerë sërish” tha kryebashkiaku Marco Pasqualini, që shtoi se do të kërkojë ndërhyrjen e njësisë së qenve./Opinion.al