Katër persona kanë humbur jetën ndërsa 30 të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve që përfshinë Gjermaninë pas reshjeve të shiut. Po ashtu, autoritetet bëjnë me dije se janë regjistruar dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Viktimat janë raportuar në rajonin Ahrweiler, rajon i njohur për prodhim të verës në landin Rhineland-Palatinate.
Një numër i madh i shtëpive në qytezën Schuld në Ahrweiler janë të pabanueshme. Landi tjetër North Rhine Westphalia, është goditur po ashtu rëndë nga shiu, i nxitur nga moti me presion të ulët në Gjermani.
Dy zjarrfikës kanë vdekur gjatë operacionit në landin North Rhine Ëestphalia. Një 46-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë në ujë, teksa ka tentuar të shpëtojë një burrë, ndërsa një 52-vjeçar ka vdekur gjatë operacionit./ Opinion.al