Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka në një dalje për mediat paraditen e sotme tha se Forcat e Armatosura kanë evakuuar deri tani 315 persona të rrezikuar nga përmbytjet.
“Pritet rëndimi i gjendjes gjatë ditës së sotme, veçanërisht në Jug të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e Vjosë, Shkumbin dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë banorëve të prekur të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me FA dhe strukturat e emergjencës”, tha jo duke shtuar: Ju lutem bashkëpunoni për të garantuar sigurinë e jetës”.