Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbytjet/ Meta në Sukth: Emergjent menaxhimi më i mirë i situatës

2021/01/11 at 3:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbytjet/ Meta në Sukth: Emergjent menaxhimi më i mirë i situatës

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se këtë të hënë ka vizituar banorët e njësisë administrative Sukth, në fshatrat Vadardhë, Rrushkull e Hamallaj, të përmbytura si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Përmes një statusi në Facebook, Presidenti Meta shkruan se është i papranueshëm fakti se këto familje po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore, për shkak se asnjë autoritet shtetëror nuk i ka paralajmëruar në kohë për të marrë masat e nevojshme.

Më tej kreu i shtetit shkruan se “është e trishtë dhe e papranueshme për Shqipërinë e vitit 2021 kur dëgjon nga goja e kuksianëve të vendosur në Vadardhë, se janë të detyruar të shesin bagëtitë për të investuar privatisht në ngritjen e argjinaturave për t’u mbrojtur nga përmbytjet”.

Postimi i plotë

QYTETARËT DUAN SHËRBIME, JO PROPAGANDË!

Sot isha pranë banorëve të njësisë administrative Sukth, në fshatrat Vadardhë, Rrushkull e Hamallaj, të përmbytura si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundit, të cilët veç pasojave të tërmetit dhe pandemisë, po vuajnë nga dëmet e motit të keq dhe mungesa e ndihmës shtetërore.

U informova prej tyre se dalja e lumit Erzen nga shtrati, ka izoluar me dhjetëra familje, shumë prej të cilave me prezencë shqetësuese uji, ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore, ka dëmtuar argjinaturat, si dhe ka bllokuar të gjitha kanalet kulluese dhe tumbinot.

I papranueshëm është fakti se këto familje po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore, për shkak se asnjë autoritet shtetëror nuk i ka paralajmëruar në kohë për të marrë masat e nevojshme.

Problematikë ka edhe në sigurimin e ushqimit për kafshët, duke vënë në rrezik dhjetëra krerë bagëti, burim i vetëm i të ardhurave të tyre.

Për shkak të pasojave të tërmetit, të COVID-19, krizës ekonomike të shkaktuar prej tyre dhe rëndimit të gjendjes nga përmbytjet, është emergjente menaxhimi më i mirë i situatës, duke patur prioritet absolut mbrojtjen e shëndetit, jetës dhe pronave të qytetarëve të rrezikuar, të cilëve duhet t’u garantohen ushqime, ujë të pijshëm dhe medikamente mjekësore.

Është e trishtë dhe e papranueshme për Shqipërinë e vitit 2021 kur dëgjon nga goja e kuksianëve të vendosur në Vadardhë, se janë të detyruar të shesin bagëtitë për të investuar privatisht në ngritjen e argjinaturave për t’u mbrojtur nga përmbytjet.

Fatura e përmbytjeve nuk duhet të rëndojë mbi qytetarët, të cilët kanë sot nevojë emergjente për shërbime dhe jo për propagandë!/ Opinion.al

Etiketa: ilir Metapermbytjesukth

Ju sugjerojmë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Bota

Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn

30 Nëntor, 2025 4:11 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij
Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij

30 Nëntor, 2025 2:20 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet 18-vjeçari me kokainë në Tiranë

30 Nëntor, 2025 2:15 pm
Para
Shqipëria nis vaksinimin kundër COVID-19

Darka e ministrave në Dubai, të rinjtë e PD protestë para kryeministrisë

Shqipëria nis vaksinimin kundër COVID-19

Shqipëria nis vaksinimin kundër COVID-19

Rama merr vaksinën anti-COVID

Rama merr vaksinën anti-COVID

TE FUNDIT

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
30 Nëntor, 2025

Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e...

Lexo më shumë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Nëntor, 2025

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.  Viktima është Edmond Mahalla, i cili...

Lexo më shumë

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
30 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com