Autobusi i linjës Tiranë-Kukës, me targa AA 346 AC që u përmbyt mbrëmë në aksin rrugor Thumanë – Fushë- Krujë, në afërsi të fshatit Derven vazhdon të qendrojë në rrugë. Për shkak të reshjeve të shumta dhe rrugës së mbushur me ujë autobusi rrëshqiti dhe u përmbys. Të gjithë pasagjerët kanë dalë nga autobusi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.