Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbytjet, Alibeaj-qeverisë: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në 3 qarqe

2022/11/22 at 11:30 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmbytjet, Alibeaj-qeverisë: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në 3 qarqe

Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat, nga selia e Kuvendit, i kërkoi qeverisë këtë të martë, shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në tre qarqe Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Sipas Alibeajt, si pasojë e përmbytjeve në këto qarqe janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahçallëkut në Shkodër. Por, thekson ai, më të rëndë situatën  e bën dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, siç ishte rasti i tragjik i humbjes së jetës së dy qytetarëve, babë e bir, në Malësinë e Madhe.


Nisur nga këto të dhëna, Alibeaj thotë se vlerëson se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

“Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka shkaktuar problematika të rënda në zona të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahçallëkut në Shkodër. Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, siç ishte rasti i tragjik i humbjes së jetës së dy qytetarëve, babë e bir, në Malësinë e Madhe. Nisur nga ky bilanc tragjik për shëndetin, jetën, pronat dhe pasuritë e qytetarëve të këtyre zonave, ne vlerësojmë se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Konkretisht, neni 174 i Kushtetutës përcakton se “Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.”. Kushtetuta nuk përmban ndonjë përkufizim për situatën e fatkeqësisë natyrore, por ai jepet në nenin 3, pika 9 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Kjo dispozitë përcakton se fatkeqësitë natyrore janë fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit, temperaturat ekstreme dhe të tejzgjatura, rrëshqitjet artitektonike, ortekët, erërat e forta në tokë dhe det etj.

Më tej, ligji përcakton përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave. Në nenin 18, gërma “ç” përcaktohet se Këshilli i Ministrave mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit. I njëjti parashikim gjendet edhe në nenin 39 të këtij ligji. Ndërsa, neni 40 përcakton kategoritë e emergjencave sipas shtrirjes së tyre, përkatësisht në: (i) emergjenca vendore, kur shtrihet brenda një bashkie; (ii) emergjenca rajonale, kur shtrihet në bashki apo qarqe të ndryshme; dhe (iii) emergjenca kombëtare, kur shtrihet në të gjithë territorin. Neni 42 përmban në mënyrë të detajuar masat që merren nga institucionet publike, strukturat operacionale të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit për përballimin e situatës së fatkeqësisë natyrore.

Duke u kthyer në rastin konkret, rezulton se kemi të bëjmë me një situatë të shkaktuar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, të cilat hyjnë në fushëveprimin e konceptit të fatkeqësisë natyrore, sipas përkufizimit të nenit 3, pika 9 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Në këtë kuptim, Këshilli i Ministrave, në përputhje me detyrimet e saj që rrjedhin nga neni 174 i Kushtetutës dhe nenet 18, 39 të ligjit nr. 45/2019, duhet të vendosë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Për shkak se përmbytjet dhe vërshimet e ujit janë të përhapura në bashki të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës, Këshilli i Ministrave, në përputhje me nenin 40, duhet të shpallë gjendjen e emergjencës rajonale, si dhe të përcaktojë masat e nevojshme për institucionet, strukturat, subjektet private dhe qytetarët, në përputhje me nenin 42 të ligjit nr. 45/2019”-tha Alibeaj.



Ju sugjerojmë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
Bota

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

22 Tetor, 2025 5:08 pm
SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
Bota

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

22 Tetor, 2025 4:44 pm
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
Para
Tabaku për BBC:Nëse lind i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë, pavarësisht sa shumë punon

Tabaku për BBC:Nëse lind i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë, pavarësisht sa shumë punon

Liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi në janar të vitit 2024

Liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi në janar të vitit 2024

Foto/Vrasje e planifikuar, ky është i riu që u vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës

Foto/Vrasje e planifikuar, ky është i riu që u vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës
















TE FUNDIT

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
22 Tetor, 2025

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë lidhur me polarizimin dhe represionin në Serbi, përmes së cilës mbështeti të drejtën...

Lexo më shumë

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
22 Tetor, 2025

39 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte që ndodhi në...

Lexo më shumë

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
22 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri ditën e sotme një stërvitje të gjerë të forcave strategjike bërthamore të vendit, që përfshiu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com