Përmbytje të mëdha janë shkaktuar si pasojë e shirave të rrëmbyer të hënën në Antalia të Turqisë.
Mediat turke raportojnë se situata është më e rëndë në provincën Kumluca, ku janë shkatërruar ura, qindra shtëpi e shumë makina kanë përfunduar në ujë. Kryetari i Bashkisë, Mustafa Keleoglu, u shpreh se autoritetet janë në gatishmëri, ndërsa banorëve iu bë thirrje që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
“Një fatkeqësi e tillë nuk kishte ndodhur në 50 vitet e fundit. Shumë banesa janë përmbytur në katet e para të tyre. Qytetarët të jenë të kujdesshëm që të mos ketë pasoja në njerëz”, tha Mustafa Keleoglu.