Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumi Buna në Muriqan dhe Oblike të dalë nga shtrati. Sipas Bashkisë Shkodër sipërfaqja e përmbytur është 275 Ha. Rreshjet intensive kanë bërë dhe nivelin e Lumit Drin të rritet.
“Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 12:00 të datës 18.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm me orën 08:00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Ka dalje te lumit Buna ne Muriqan dhe Oblike, siperfaqja e permbytur eshte 275 Ha”-njofton Bashkia Shkodër.