Bota

Përmbytje dhe zjarre në Europë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:37 - 10/08/22 |
Opi Nion

Përmbytje katastrofike si këto që shihni në këto pamje goditën orët e fundit jugun e Italisë, pa viktima apo të plagosur, përveç dëmeve materiale. Pamjet janë xhiruar në qytezën Montefiore Irpino, një zonë malore rreth 40 kilometra në lindje të Napolit.

Reshjet e dendura të shiut që pasuan menjëherë temperatura mbi 40 gradë Celcius shkaktuar rrëshqitje toke në këtë zonë dhe përmbytje të mëdha në gjithë rajonet jugore italiane.

Temperaturat megjithatë nuk janë ulur në gjithë Europën. Në rreth 40 gradë vazhdon të shënojë termometri në Francë, ku i nxehti dhe moti i thatë është bërë shkak për të tjera vatra zjarri në pyjet e rajonit jugperëndimor të Zhirondës.

Ky zjarr masiv ka përpirë deri më tani mbi 6 mijë hektarë yje, duke djegur të paktën 16 shtëpi e duke detyruar të evakuohen 6 mijë njerëz. I nxehti ekstrem që vijon prej Qershorit ka krijuar pamje shkretëtirash në Spanjën qendrore, duke tharë lumenj të mëdhenj. Thatësira ka goditur edhe vende të tjera të kontinentit.

Pas