Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbyti Europën me drogë, rruga që ndiqte trafikanti i pakapshëm Dritan Rexhepi

2021/11/25 at 2:55 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

“Trafikant i pakapshëm, përmbyti Europën me drogë”. Kështu shkruan një nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare “Wall Street Journal”,  në një artikull dedikuar, Dritan Rexhepit, i burgosur në Ekuador.

Policia e Firences raportoI se ka ndjekur një rrjet ndërkombëtar të shpërndarjes së kokainës. Operacioni shumëvjeçar ekspozoi se si grupet e reja kriminale po përfitojnë nga globalizimi për ta kthyer Europën në një rival të SHBA për tregun e kokainës, sipas DEA-s amerikane.

Në artikull shkruhet se Dritan Rexhepi e merrte kokainën në Kolumbi nga një shok i burgut. Duke përdorur një celular të fshehur, ai organizoi dërgesa me vlerë qindra miliona dollarë në anije me kontenierë në portet në Holandë, transferoi të ardhurat dhe urdhëroi sulme ndaj kundërshtarëve, duke përfshirë dy vrasje.

Kufijtë e hapur, komunikimet moderne e të sigurta kanë ndihmuar grupe si i Rexhepit në trafikimi e kokainës,  vijon “Wall Street Journal”.m Pjesa më e madhe e dërgesave hyjnë në Europë përmes porteve komerciale të fshehura në kontejnerë që janë shumë të shumtë për t’u kontrolluar. Vendet e Bashkimit Europian kanë hequr kufijtë e brendshëm, por forcat e policisë mbeten kombëtare. Europol, agjencia policore e BE-së, është bërë një qendër thelbësore për bashkëpunim. Por një problem që evidentohet janë pengesat gjuhësore e burokratike dhe nevoja për burime, pavarësisht se bashkëpunimi mes vendeve të Europës nuk mungon.

Sipas zyrtarëve, rrjeti i Rexhepit, i njohur si kompania “Bello”, ishte një ndër grupet kriminale më të mëdha që lidhej me Shqipërinë,  një vend i vogël në Ballkan që ka një diasporë të madhe në Europë e në botë.

“Grupet shqiptare janë vërtet të forta,” thotë Francesco Messina, drejtor antikriminal i policisë së Shtetit të Italisë. “Ata kanë pushtuar tregun e kokainës aq shumë sa që tani janë ndër grupet më të forta kundër të cilave duhet të luftojmë.”

Operacioni që vuri Rexhepin në pranga nisi në vitin 2014 në Firence me një kontroll policor dhe u zgjerua në një hark kohor prej 6 vjitesh. Ky operacion përfundoi në Shtator të vitit të shkuar. Si rezultat u bënë më shumë se 100 arrestime në 10 vende për trafik ndërkombëtar droge dhe sulme.

Italia ka kërkuar ekstradimin e Dritan Rexhepit nga Ekuadori me akuzën e krijimit dhe drejtimit të një kanali ndërkombëtar që trafikonte drogë dhe pastronte para.

Etiketa: dritan rexhepiwall street journal

Ju sugjerojmë

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
Aktualitet

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

12 Korrik, 2025 12:23 pm
DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”
Bota

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

12 Korrik, 2025 12:02 pm
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

12 Korrik, 2025 11:35 am
Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
Aktualitet

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

12 Korrik, 2025 11:22 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

12 Korrik, 2025 11:12 am
Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
Rajoni

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

12 Korrik, 2025 11:07 am
Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
Para
“Serbia po shuhet si komb”, Vuçiç jep alarmin

“Serbia po shuhet si komb”, Vuçiç jep alarmin

I dënuar në Zvicër, arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

Dyshohet se përdhunoi nipin në Berat, arrestohet në Morinë 45-vjeçari

Video/Shqipëria në faqet e Petit Futé, guida më e madhe turistike për frankofonët

Video/Shqipëria në faqet e Petit Futé, guida më e madhe turistike për frankofonët

TE FUNDIT

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
12 Korrik, 2025

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane ka marrë pjesë në konferencën e ECR (Konservatorët Europianë) të zhvilluar në Napoli të...

Lexo më shumë

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”
12 Korrik, 2025

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka njoftuar punonjësit e tij se do të pushojë nga puna qindra prej tyre “në...

Lexo më shumë

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
12 Korrik, 2025

Kanosi në lokal me sëpatë dy shtetas për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Ndërhyrja...

Lexo më shumë

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
12 Korrik, 2025

Komisariatin e Policisë së Kuçovës do ta drejtojë një grua. Edjona Dano, e vetmja grua që garoi, u kualifikua si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com