Aktualitet

Përmbytet Vlora, reshjet e shiut shkaktojnë probleme në gjithë vendin


               Publikuar në : 10:52 - 11/07/19 |
Al Do

Reshjet e shiut që u shoqëruan edhe me stuhi kanë përmbytur disa lagje të Vlorës, të cilat vuajnë prej kohësh nga ky problem.

Lagjia 28 Nëntori, e cila ndodhet në qendër të qytetit është nën ujë. Fakti që jemi në kulm të sezonit turistik e rëndon akoma më shumë gjendjen në qytet, të cilit i rrezikohen edhe turistët.

Rrebeshi ka sjellë dëme materiale edhe në plazhet e Orikumit.

Objektet e ngritura nga stuhia e mesnatës kanë dëmtuar automjetet e pushuesve në bregdetin e Shëngjinit . Ndërkaq në Shkodër, Burrel dhe Krujë janë këputur edhe linjat e energjisë. Probleme të ngjashme janë konstatuar edhe në Berat, ku i gjithë qarku ngeli për disa çaste pa drita.

Moti i keq ka qenë shkaktar edhe për një aksident të ndodhur në Vërdovë të Pogradecit ku mbetën të plagosur 9 persona në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit. /Opinion.al

Pas