Një çfit turistësh zviceran kanë kaluar momente të vështira, kur varka e tyre u përmbys në plazhin e Borshit mbrëmjen e së premtes.
Nga dje, çifti ishte deklaruar i zhdukur, por sot në mëngjes ministria e Mbrojtjes ka informuar se Peter Kaser është gjetur në ujërat greke dhe ndodhet në spitalin e Korfuzit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërkohë që anijet e forces detare dhe nje helikopter i forces ajrore pak me vonë arritën të gjejnë edhe bashkëshorten e tij Vera Kaser. Gruaja u dërgua në spital në gjendje shoku.