Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbyllet “Defender Europe ’23” në Shqipëri, Peleshi: Dha mesazhin e unitetit

2023/06/01 at 3:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbyllet “Defender Europe ’23” në Shqipëri, Peleshi: Dha mesazhin e unitetit

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘23” përmbylli  aktivitetet e saj në territorin e Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në garnizonin e Zall Herrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se kjo stërvitje, përveçse testoi elementët e dislokueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë në përgjigje të krizave, në një diapazon të gjerë operacionesh si dhe aftësitë e potencialet e vendeve pritëse, transmetoi edhe një mesazh shumë të fuqishëm, atë të unitetit.

“Stërvitje të tilla demonstrojnë qartazi angazhimin e SHBA-ve dhe NATO-s si garantuese të rendit dhe sigurisë në zonën euro-atlanetike. “Defenderi” përbën një shembull të qartë dhe konkret të faktit se NATO dhe aleatët janë më të fortë së bashku, duke kontribuuar dhe investuar në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse kolektive”,-theksoi ministri Peleshi.

Peleshi tha se Shqipëria dëshmoi se ofron një eksperiencë të shkëlqyer në drejtim të pritjes dhe zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në të tilla përmasa, duke rikonfirmuar aftësitë e Forcave të Armatosura për të qenë të ndërveprueshme me ushtritë simotra të Aleancës.

“Si Ministër i Mbrojtjes shpreh mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë si dhe angazhimin tim personal se do të punojmë pa reshtur për modernizimin e Forcave të Armatosura me qëllim që ato të jenë të pajisura, të trajnuara dhe të mbështetura në çdo kohë, për të bërë të mundur përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrimeve në kuadër të NATO-s”, deklaroi Ministri Peleshi.

Për më se një muaj mbi 24 mijë trupa ushtarake nga 26 vende të NATO-s dhe partnerë të saj demonstruan fuqinë në shumë vende njëherësh, nëpërmjet skenarëve strategjikë dhe realizimin e detyrave operacionale në tokë, ajër e det.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë “Certifikata Mirënjohje” për 17 ushtarakë të huaj, pjesëmarrës në stërvitjet që u zhvilluan në vendin tonë në kuadër të “Defender ‘23”, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji.

Ju sugjerojmë

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, në pranga 2 persona
Aktualitet

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, në pranga 2 persona

22 Shtator, 2023 12:40 pm
Tullumbacet me oksid azoti shiten në lokalet e Tiranës, Balla: Disa të ndaluar nga policia
Aktualitet

Tullumbacet me oksid azoti shiten në lokalet e Tiranës, Balla: Disa të ndaluar nga policia

22 Shtator, 2023 12:28 pm
Shqipëria përsëri në krye të një tryeze të rëndësishme në OKB
Aktualitet

Shqipëria përsëri në krye të një tryeze të rëndësishme në OKB

22 Shtator, 2023 12:18 pm
Rama: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare pa mbushur 18 vjeç
Aktualitet

Rama: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare pa mbushur 18 vjeç

22 Shtator, 2023 12:16 pm
Qëlloi efektivin e policisë, Klered Bozhanaj refuzon të tregojë arsyet
Kronikë

Qëlloi efektivin e policisë, Klered Bozhanaj refuzon të tregojë arsyet

22 Shtator, 2023 11:51 am
SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës
Aktualitet

Gërdeci/SPAK kërkon 52 dëshmitarë, mes tyre edhe Aldo Bumçi e Shkëlzen Berisha

22 Shtator, 2023 10:30 am
Procedohet 43-vjeçari në Gjirokastër, ngacmoi seksualisht një të moshuar
Kronikë

Durrës/Arsenal armësh në banesë, pranga 70-vjeçarit

22 Shtator, 2023 10:16 am
Debati për parkimin e makinës, autori i dyshuar për vrasjen në Skodër është fqinji i viktimës
Kronikë

Debati për parkimin e makinës, autori i dyshuar për vrasjen në Skodër është fqinji i viktimës

22 Shtator, 2023 9:28 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Sociale

Moti/Dita nis me reshje, por kthjellohet në mbrëmje

22 Shtator, 2023 8:50 am
Shpërthim gjatë natës në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Shpërthim gjatë natës në Mitrovicën e Veriut

22 Shtator, 2023 8:45 am
Para
Gjendja në veri, kryetari i Leposaviçit i “ngujuar” në zyrë prej të Hënës

Gjendja në veri, kryetari i Leposaviçit i “ngujuar” në zyrë prej të Hënës

Himarë/ Kryeson kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, tensionohet situata

Beleri u la sërish në burg, Greqia: Trajtim jo i drejtë për një kryebashkiak të zgjedhur

Alqi Bllako filmohet për herë të parë në gjyq

Alqi Bllako filmohet për herë të parë në gjyq

TE FUNDIT

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, në pranga 2 persona

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, në pranga 2 persona
22 Shtator, 2023

Një skemë mashtrimi nga një call-center në Rrugën e Zallit është zbuluar nga policia duke vënë në pranga 2 administratorë,...

Lexo më shumë

Tullumbacet me oksid azoti shiten në lokalet e Tiranës, Balla: Disa të ndaluar nga policia

Tullumbacet me oksid azoti shiten në lokalet e Tiranës, Balla: Disa të ndaluar nga policia
22 Shtator, 2023

Policia ka ndaluar disa persona të përfshirë në futjen e paligjshme të tullumbaces me oksid azoti në vendin tonë. Lajmi u...

Lexo më shumë

Shqipëria përsëri në krye të një tryeze të rëndësishme në OKB

Shqipëria përsëri në krye të një tryeze të rëndësishme në OKB
22 Shtator, 2023

Shqipëria ka qenë sërish në krye të një tryeze të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit. Ministri i Punëve të Jashtme...

Lexo më shumë

Rama: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare pa mbushur 18 vjeç

Rama: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare pa mbushur 18 vjeç
22 Shtator, 2023

Talentet e sportit që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë tashmë kanë të drejtë që të pajisen me pasaportën shqiptare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com