Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot rreth orës 19:30 grupin parlamentar dhe Kryesinë e PD-së për të diskutuar aksionin e ardhshëm politik të PD-së.
Në këtë mbledhje është diskutuar trajektorja politike që do mbajë opozita, pas përplasjeve të sotme me policinë në protestën kundër këndit të lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial.
Gjithashtu, është mësuar se deputetët demokrat i kanë kërkuar kreut demokrat që të përshkallëzohen protestat.