Situata e zjarreve në zonën e Shëngjinit është përkeqësuar gjatë natës, pasi flakët kanë rrezikuar edhe shumë banesa, ndërsa janë evakuuar disa familje.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri Taulant Balla, i cili ka ndjekur nga afër situatën.
Forcat zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura kanë punuar në shuarjen e flakëve.
Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë kanë evakuuar banorët gjatë natës.