Bota

Përkeqësohet situata epidemiologjike në Indi, mbërrijnë ndihma nga SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 30/04/21 |
Opi Nion

Situata epidemiologjike në Indi po përkeqësohet. Në spitale ka mungesë të shtretërve, oksigjenit dhe ilaçeve.

Policia në kryeqytetin e Indisë Delhi u ka kërkuar autoriteteve lokale të identifikojnë më shumë lokacione që mund të përdoren si krematoriume për viktimat e COVID-19.

Te enjten autoritetet indiane thanë se numri i të infektuarve ka kaluar mbi 18 milionë ndërsa brenda ditës janë regjistruar 386.452 raste të reja me COVID-19, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë brenda një dite.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Indi zyrtarisht është mbi 200.000, megjithëse ekspertët besojnë se shifra mund të jetë shumë më e lartë.

Qeveria qendrore e Indisë po përballet me kritika në rritje për trajtimin e saj të pandemisë dhe për lejimin e tubimeve zgjedhore dhe festivaleve fetare.

Situata e tmerrshme e pandemisë në vendin me 1.3 miliardë njerëz po shkakton shqetësim se një skenar i tillë mund të ndodhë edhe diku tjetër.

Afrika po “shikon me shqetësim” atë që po ndodh në Indi, u tha gazetarëve John Nkengasong, drejtori i Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Nuk mund të injorojmë atë që po ndodh në Indi. Ne nuk kemi personel të mjaftueshëm shëndetësor dhe oksigjen “, tha ai.

Mbi 40 vende në botë kanë thënë se do të ndihmojnë Indinë në përballje me situatën e pandemisë.

Dërgesa e parë e furnizimeve nga SHBA-ja ka mbërritur tashmë./REL

Pas