Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos është përkeqësuar.
Lajmi është bërë i ditur nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, përmes një njoftimi në rrjete sociale.
Kisha njofton se kryepeshkopi është intubuar dhe është transferuar në kujdes intensiv.
“Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas.
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, njofton kisha.