Gjatë mbrëmjes të së shtunës numri i vatrave active të zjarrit ka qenë shtatë në të gjithë vendin.
Bëhet me dije se më kritike situata paraqitej në Dukat ku era ndihmoi përhapjen e flakëve, duke shtuar edhe intensitetin e tyre.
Ndërkohë mësohet se kjo vatër zjarri vijon të jetë e përkeqësuar edhe ditën e sotme, teksa helikopteri holandez ka nisur punë për shuarjen e flakëve që në orët e para të mëngjesit./Opinion.al