Bota

Përkeqësohet bilanci i COVID-19 në Britaninë e Madhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:26 - 04/09/20 |
el ida

Britania e Madhe ka konfirmuar se 1735 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 13 viktima.

Shifrat përfaqësojnë rritjen më të madhe të rasteve nga qershori i këtij viti.

Edhe pse situata shëndetësore në vend paraqitet nën kontroll, falë përforcimit të strukturave, janë rreth 800 personat në spital nga pasojat e pandemisë, midis tyre 85 janë në terapi intensive.

Indikatori R, që tregon numrin e personave që çdo individ me COVID-19 mund të infektojë , po i afrohet sërish te shifra 1, ndërkohë që duhet të jetë poshtë këtij numri. /Opinion.al

Pas