Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski vendosi të zgjasë dhe për dy javë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Kreu i shteti u shpreh se gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë dhe për dy javë deri në 13 qershor dhe se ajo nuk ka lidhje me zgjedhjet.
Ky vendim erdhi për shkak të përkeqësimit të situatës së pandemisë së koronavirusit.
Kujtojmë se në 48 orët e fundit në vendin fqinj kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 9 persona ndërkohë që mbi 80 të tjerë janë infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar deri tani 131 viktima nga koronavirusi dhe 2.164 të infektuar./Opinion.al