Aktualitet

Përjashtohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokurori,Hysni Vata


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 15/07/21 |
Opi Nion

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokurorin Hysni Vata. Vendimi është marrë këtë të enjte nga trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Kjo trupë gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) të shtatorit të vitit 2019. Hysni Vata u shkarkua nga ky komision dy vite më parë, por ankimoi vendimin e shkallës së parë të vettingut.

Nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare Vata ka balance negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Vata për vazhdimin e detyrës, ndërkohë që ONM i ka referuar Komisionit disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në minierën e Bulqizës.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Vata.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.07.2021”, thuhet në njoftim.

Pas