Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga seanca plenare. Ky vendim i saj erdhi pas tensioneve të shkaktuara në seancë.
Deputetët e PD, sikurse ndodhi në seancën e kaluar bllokuan foltoren dhe kërkuan që i pranishëm në interpelancë për çështjen McGonigal të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë, i cili nuk ishte në sallën e Kuvendit, reagoi në Twitter duke iu përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim për të.