Do të luhet sot në orën 18:55 ndeshja PSG-Basaksehir me arbitra të tjerë, pasi takimi i mëparshëm u ndërpre për shkak të një fraze raciste të arbitrit të katërt ndaj sulmuesit Demba Ba, i cili ndodhej në stol.
Arbitri rumun Sebastian Coltescu i tha kryesorit: “Duhet të përjashtosh këtë të ziun”. Stoli e dëgjoi frazën dhe futbollisti Demba Ba iu hakërrye arbitrit duke i bërtitur: “Pse the i ziu? Pse? Kur i drejtohesh të tjerëve, nuk thua i bardhi. I ziu pse thua?”
Edhe lojtarët e PSG iu bashkuan protestës së kundërshtarëve dhe të dyja ekipet braktisën ndeshjen. UEFA theksoi se do të bëjë një hetim të thelluar për këtë incident.