Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përjashtimi nga Kuvendi, Ruçi-Gjuzit: Jam mjek i mirë politik

2020/07/02 at 11:03 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përjashtimi nga Kuvendi, Ruçi-Gjuzit: Jam mjek i mirë politik

I është ulur dënimi për përjashtim nga Kuvendi deputetit Kujtim Gjuzi. Fillimisht ai u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi, ndërsa me përfitimin e uljes dënimi shkoi në 4 ditë.


Gjuzi ditën e sotme është kthyer në Kuvend, ku është shprehur se  nuk duhet të ishte dënuar fare pasi është pjesë e opozitës që mbajti më këmbë parlamentin.

Po ashtu, Gjuzi akuzoi kryeparlamentarin Gramzo Ruçi për shkelje të rregullores pasi nuk i jep fjalën për replikë me kryeministrin.

“Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. Në fakt z.kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur ai përdor epitete e fyen, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare. Zoti kryetar unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën. 7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsulimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor. Ta harrojë PS dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari i saj se mund të shkojë me këtë kod. Z.kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën. Në fakt mësohet që kishe vendosur veton për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë pasi kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2. Z.kryetar në fakt s’duhet të kisha marrë fare dënim. Sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit. Dua t’ju shpreh indinjatën time. Nenet që ka kjo rregullore mos i shkelni ju. Nëse ju i shkelni dhe unë do t’i shkel”, deklaroi Gjuzi.

Nga ana tjetër, Ruçi i kujtoi deputeti se është e ndaluar që t’i ndërpresësh fjalën dikujt që është duke folur në Kuvend. Nga kjo pikëpamje, Ruçi e quajti Gjuzin të “sëmurë”, ndërsa shtoi se është një “doktor” i jashtëzkonshëm politik.

Ruçi tha se sa i përket dënimin për përjashtim nga Kuvendi është Byroja që gjykon vendimin e sekretariatit.

“Që të bësh replikë personale me kryeministri është kur je i atakuar drejt për atë që ke shprehur apo ke thënë. Ju tërheq vëmendjen që jeni i vetmi deputet që ndërhyni në kundërshtim me rregulloren sa herë flet kryeministri. Është kategorikisht e ndaluar që të ndërhysh. Në asnjë parlament demokratik. Edhe njëherë mos ndërhy. Je i sëmurë në këtë pikëpamje. Jam mjek jashtëzakonisht i mirë politik. Mos kujto se erdhe në këtë sallë dhe u bërë atë ditë politikan. Nuk duhej të merrej vendim për ty. Është ekskluzivitet i sekretariatit që e ka marrë atë vendim dhe ka vetëm një organ që e gjykon që është Byroja e kuvendit. Byroja e Kuvendit në uljen e dënimit tënd pati në konsideratë jo se ti nuk kishte shkelur rregulloren por pati parasysh dhe reflektimin tënd duke kërkuar ndjesë kur u paraqite. Byroja gjykoi që nga 10 ditë ta bënte 4 ditë. Sa i përket asaj që prezenca juaj këtu mbajti në këmbë maxhorancën, të kujtoj që maxhorancën e mbajtën në këmbë këmbët e veta, se ka të gjithë numrat e domosdoshëm që ky parlament të ishte funksional si për atë dhe për mua që jam këtu”, theksoi Ruçi./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

PD thirrje Ruçit: Parlamenti të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Guvernatori i BSH në Kuvend: Pandemia goditi fort ekonominë

Guvernatori i BSH në Kuvend: Pandemia goditi fort ekonominë

Debat virutal për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Lufta kundër pandemisë, OKB rezolutë për armëpushim global
















TE FUNDIT

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com