Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët u shpreh se vendimi për Sali Berishën është përfundimtar dhe nuk ka kthim mbrapa.
Ndër të tjera në fjalën e tij Basha e ka cilësuar si të rëndësishëm dhe prioritar aleancën me SHBA.
“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, të së nesërmes, Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne, së bashku me të gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin për të realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”.- tha Basha./Opinion.al