Aktualitet

Përjashtimi i 2 deputetëve, paralajmëron Berisha: Akt i rëndë, ne do i përgjigjemi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 11/11/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat është shprehur se përjashtimi nga Kuvendi i Edi Palokës dhe Bujar Leskajt  me argumentin se ato kanë përdorur veprime me fjalë ofenduese gjatë seancës parlamentare, është një akt i rëndë.

Berisha paralajmëroi se opozita do të përgjigjet, ndërsa shtoi se Rama ka një fajlor ordiner sa herë shkon në parlament.

 “Përjashtimi i dy deputetëve është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Ju garantoj se opozita do i përgjigjet sepse nga një anë ke një njeri, me një fjalor stër-ordiner, sa herë vjen në parlament.

Ai thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se ato janë nëna, janë bashkëshorte, janë vajza, që ulin kokën e nuk thonë një fjalë. Por ne do i përgjigjemi. Unë i them se do përgjigjemi. Koha do e tregojë. Ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se do na mposhtin me fjalor rrugaçi, gabohen. Ne e konsiderojmë detyrë që të shkojmë në atë parlament. Por nuk ka gjë më të vështirë që të shkosh në parlament dhe të përdorësh atë gjuhë prej rrugaçi ordiner përpara gjithë shqiptarëve”, është shprehur Berisha.

Pas