Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përhapja e koronavirusit në Gjermani, shqetësim të kthyerit nga Kosova

2020/08/06 at 10:38 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përhapja e koronavirusit në Gjermani, shqetësim të kthyerit nga Kosova

Mediat gjermane tërheqin vëmendjen, se koronavirusi po përhapet në Gjermani ndër të tjera edhe nga personat e kthyer nga Kosova. Rreth 10% e infeksioneve të reja në Gjermani e kanë origjinën në Europën Juglindore

Ka disa ditë që Ballkani dhe Europa Juglindore janë vendosur në fokus të mediave gjermane, pas rritjes së numrit të infektimeve të reja në Gjermani. Nga rreth 8000 raste të reja infeksionesh, në Gjermani, sipas një tabele të Institutit Robert Koch të 28 korrikut, 800 raste janë persona të kthyer nga Europa Juglindore, pra rreth 10%.

Nga kjo javë kush kthehet në Gjermani nga zonat e rrezikuara, ku renditet edhe Ballkani, duhet të bëjë testin e Coronës. Ende nuk është e qartë, nëse do kryhen teste të Corone për personat që kthehen me makinë nga vendet e Ballkanit në Gjermani. Ministri gjerman i Shëndetësisë apeloi para disa ditësh në ZDF, tek udhëtarët që kthehen nga Ballkani që të testohen pas pushimeve e kthimit në Gjermani.

Sidomos Kosova ka tërhequr vëmendjen e mediave, pas publikimeve të Institutit Robert Koch, që  e rendit atë si vendin me numrin më të madh të infektimeve të reja “nga jashtë”. Mediat gjermane përmendin si arsye kryesore ritualin e përvitshëm të udhëtimeve në vendlindje në pushimet e verës, ku jo pak vetë kthehen të infektuar. Edhe të dhënat e Institutit Robert Koch e mbështesin këtë, ku sipas tij, shumica e rasteve të reja lidhen me njerëzit që janë kthyer në Gjermani pas infektimit jashtë, dhe pikërisht në vendet e Ballkanit dhe Turqi.

Vizitat familjare si shpërndarës të virusit

Gazeta “Stuttgarter Nachrichten” shkruan të mërkurën, se numri i të infektuarve në Gjermani po rritet, dhe se çdo i pesti e ka sjellë virusin nga udhëtimet. “Së fundmi është rritur së tepërmi numri i të infektuarve nga Kosova”, shkruan gazeta, duke iu referuar, RKI që vëzhgon periudha katërjavore. Sipas të dhënave nga 6 korriku deri në 4 gusht numri i udhëtarëve të infektuar nga Kosova krahasuar me javët e mëparshme është dyfishuar në 608 vetë.

Shqetësim për të kthyerit nga Kosova në Gjermani ka edhe në qarkun Hochsauerland. Sipas gazetës “Westfalen Post”, që i referohet autoriteteve të shëndetësisë, 8 persona të rinj të infektuar me virusin në këtë qark janë persona që janë kthyer së fundmi nga Kosova.

Kurse gazeta lokale e Tyringjisë Jugore, “Südthüringen” duke iu referuar Zyrës së Shëndetësisë të qarkut, shkroi të mërkurën, se edhe në qarkun Ilm janë shfaqur raste të reja me Corona. “Një motër e vëlla pas kthimit nga Kosova janë testuar pozitivisht”, shkruan gazeta. Të dy personat janë testuar në aeroport pozitivisht, ndodhen në gjendje të mirë dhe nuk kanë pasur kontakte të tjera.

Megjithëse Kosova është ndër vendet me shifrat më të larta të infektimeve në Europe, ka shkruar së fundmi gazeta gjermane “Die Welt”, “disa kosovarë nuk tremben nga vizita në vendlindje”. E kush viziton vendlindjen, viziton me dëshirë edhe miq e të njohur, me rrezikun përkatës të infektimit. “Familjet kosovare janë familje tipike të mëdha, ku mbahet kontakt i ngushtë me njëri-tjetrin”, shkruan gazeta gjermane./DW

Ju sugjerojmë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
Aktualitet

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor, 2025 2:51 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive
Bota

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

28 Nëntor, 2025 2:40 pm
Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
Bota

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

28 Nëntor, 2025 1:20 pm
Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë
Aktualitet

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë

28 Nëntor, 2025 1:16 pm
SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
Bota

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

28 Nëntor, 2025 1:02 pm
Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona
Kronikë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona

28 Nëntor, 2025 12:02 pm
NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë
Aktualitet

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë

28 Nëntor, 2025 11:58 am
Para
Zjarri shkrumbon fabrikën e këpucëve në Skrapar  

Zjarri shkrumbon fabrikën e këpucëve në Skrapar  

Ja ç’kanë parashikuar yjet për ju sot

Horoskopi, 7 gusht 2020

Parashikimi i motit, 31 janar 2020

Parashikimi i motit, 7 Gusht

TE FUNDIT

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Në emër...

Lexo më shumë

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i SHBA, Donald Trump me rastin e përvjetorit të Pavarësisë....

Lexo më shumë

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për podcastin “East Side Stories” të medias austriake Die Presse, ku ka folur për...

Lexo më shumë

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive
28 Nëntor, 2025

Numri i viktimave nga zjarri në një kompleks banesash në Hong Kongut ka arritur 128, ndërsa rreth 200 persona rezultojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com