Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Përhapja e koronavirusit mund të ketë filluar në shtator”

2020/04/17 at 7:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veprimet e thjeshta që mbajnë larg COVID-19

Studimi përcakton origjinën në një periudhë midis shtatorit dhe dhjetorit gjatë së cilës, virusi pësoi mutacion në një formë që ishte e dëmshme për njerëzit

Ka më shumë gjasa të ketë ardhur nga Kina Jugore sesa nga Wuhan, por nevojiten analiza të mëtejshme të lakuriqëve të natës dhe kafshëve të tjera.

Sipas një ekipi shkencëtarësh të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, përhapja e parë e koronavirusit mund të ketë ndodhur në jug të Kinës që në shtator. Studiuesit e origjinës së virusit, llogaritën se shpërthimi fillestar ndodhi në periudhën midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit.

“Virusi ka pësuar mutacion dhe është bërë i dëmshëm për njeriun muaj më parë, por ka qëndruar brenda një lakuriqi nate, kafshe tjetër madje dhe brenda njeriut për disa muaj pa infektuar individë të tjerë, “- tha të enjten Peter Forster, gjenetisti i Universitetit të Kembrixhit. “Pastaj, virusi filloi të infektojë dhe përhapet midis njerëzve nga 13 shtatori deri në 7 dhjetor.

Ekipi përdorur një rrjet filogjenetik – një algoritëm matematikor që mund të hartojë lëvizjen globale të organizmave përmes mutacionit të gjeneve të tyre.

Shkencëtarët ende po përpiqen të zbulojnë vendndodhjen e pacientit zero dhe po shpresojnë për ndihmë nga shkencëtarët në Kinë, por disa shenja të hershme i nxitën ata të studionin zonat në jug të Ëuhan-it, ku infeksionet u raportuan për herë të parë në dhjetor.

Në studimin e tyre, që nuk është shqyrtuar ende nga kolegët, Forster dhe kolegët e tij nga disa institute, përfshirë Institutin e Gjenetikës Ligjore  në Gjermani, zgjeruan bazën e të dhënave dhe përfshinë 1,001 sekuenca me cilësi të lartë të gjenomeve.

Duke numëruar mutacionet, studiuesit zbuluan më shumë rreth kohës kur personi i parë u infektua me një virus të ngjashëm me atë të lakuriqit të natës. Sars-CoV-2 e ka origjinën nga lakuriqët. Është zbuluar se 96 %  e gjeneve janë identike me një koronavirus të izoluar nga shkencëtarët kinezë. Kjo monstër është marrë nga mbetjet e ushqimeve të  lakuriqëve të natës, në provincën jugperëndimore të Yunnan, në 2013.

Por kishte qindra mutacione midis Sars-CoV-2 dhe virusit në Yunnan, dhe një koronavirus zakonisht pëson mutacion një herë në muaj. Prandaj, disa shkencëtarë kanë dyshuar se virusi është përhapur në heshtje te kafshët dhe njerëzit për vite me radhë dhe ka evoluar gradualisht në një formë adaptive infektuese për njerëzit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Sa kohë do të vazhdojë distancimi social pas covid-19?

Sa kohë do të vazhdojë distancimi social pas covid-19?

SHBA, disa shtete po shkojnë drejt lehtësimit të kufizimeve

SHBA, disa shtete po shkojnë drejt lehtësimit të kufizimeve

Nazime Visha,martesa e jeta në Bullgari 7 vite pas vrasjes së Fiqiri Muçës

Nazime Visha,martesa e jeta në Bullgari 7 vite pas vrasjes së Fiqiri Muçës

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com