Bota

Përhapja e COVID/ Vendi europian që synon testimin e të gjithë popullsisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 30/10/20 |
Al Do

Mungesa e stafeve mjekësore të mjaftueshme ka bërë që qeveria e Sllovakisë të konsiderojë testimin e të gjithë popullsisë për COVID-19 këtë fundjavë.

Kryeministri, Igor Matoviç, ftoi qytetarët që ta bëjnë këtë projekt të funksionojë ndryshe paralajmëroi masa izoluese.

Sllovakia ka një popullsi prej 5.5 milionë banorësh.

Presidentja, Suzana Çaputova, e cila kishte shprehur rezerva rreth këtij plani, u bëri thirrje autoriteteve të tërhiqen dhe të lehtësojnë presionin mbi njerëzit për t’u testuar.

Qeveria ka njoftuar se programi mbarëkombëtar është vullnetar. Por nga ana tjetër, çdokush pa prova të një rezultati negativ do të duhet të shkojë në karantinim javën e ardhshme.

Projekti i Sllovakisë është i pari i këtij lloji në Europë dhe ka tërhequr vëmendjen e vendeve që përpiqen të gjejnë mënyra për të luftuar një ringjallje të infeksioneve.

Kryeministri Matoviç tha se kjo nismë do të identifikojë një pjesë të madhe të njerëzve të infektuar, do të ngadalësojë përhapjen e epidemisë dhe do të ndihmojë në shmangien e kufizimeve më të gjera. Ai shtoi  se më shumë se një e treta e ekipeve testuese nuk kishin personel të mjaftueshëm.

“Le të tregojmë … se në këtë moment vendimtar ne mund të bashkohemi dhe ta bëjmë këtë,” tha ai në një postim në Facebook. “Përndryshe e vetmja gjë që mbetet në duart tona është një bllokim total.”/ Opinion.al

Pas