Aktualitet

Përgjysmimi i urbanëve, Bashkia Tiranë: Do merren masat përkatëse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 18/10/21 |
Opi Nion

Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik bënë me dije se duke nisur nga dita e sotme do të përgjysmohet numri i urbanëve, që qarkullojnë në Tiranë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Bashkia e Tiranës. Në një deklaratë për mediat, bashkia njofton se po merren masat përkatëse, konform kontratës të operatorëve të linjave të ndryshme.

“Bashkia po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit”, ka deklaruar bashkia.

Më herët Unioni i Transportit Publik bëri me dije se në qarkullim do të jenë vetëm gjysmat e urbanëve, pasi kostot janë shtrenjtuar për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Po ashtu shoqata thotë se ky veprim vjen si shkak i mos-marrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet.

Pas