Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjohet dhe del në publik mbledhja e Kryesisë së PD/ Çfarë thanë kritikët Malltezi dhe Imami

2017/09/22 at 4:08 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjohet dhe del në publik mbledhja e Kryesisë së PD/ Çfarë thanë kritikët Malltezi dhe Imami

Tensioni dhe debatet e ashpra shoqëruan mbledhjen e parë të kryesisë së Partisë Demokratike, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. Disa prej anëtarëve të kryesisë i adresuan Lulzim Bashës kritika të drejpërdrejta, për mënyrën e drejtimit të partisë, për shkëputjen e saj nga baza dhe për vetë procesin zgjedhor që e nxorri atë sërish kryetar. Disa prej debateve në mbledhje janë përgjuar dhe audiot kanë dalë sot në media.


 

Më poshtë deklaratat e zbardhura të Jamarbër Malltezit, Arben Imamit dhe Valbona Mezinit, të transmetuara nga tv Klan.

Malltezi: “Ne duhet të ishim mbledhur më herët, sepse situatën në terren e kemi trishtuese. Në në rast se do të kishim struktura si PD, ne duhet ta kishim bërë casus – belli. Për fat të keq pse nuk i denoncuam ne cdo ditë dhe ku është dosja e dhunimeve të këtij procesi. Ne nuk kemi dosje. Ne themi që Edi Rama i degjeneroi zgjedhjet dhe këtu jam plotësisht dakord. Dhe i degjeneroi që kur ne ishim në çadër, i bleu që të gjithë. Por ne në fakt nuk na falet, që ne nuk i dokumentuam këto gjëra. Ne 2001 PD ka qenë vetëm një kompjuter, kaq ishte. Ama u dokumetua një vjedhje masive votash dhe arritëm deri aty sa të arrinte OSBE dhe të mohonte veten e saj”.

Ai i kërkoi Bashës të mbante qëndrim burrëror jo vetëm ndaj humbjes dërrmuese, por edhe ndaj fakteve të publikuara në media se edhe procesi për rizgjedhjen e tij në krye të PD u manipulua.

Malltezi: “Humbja dërrmuese donte një qëndrim më burrë shteti. Iku tani, por duhet reflektuar. Unë të sugjeroj që reflektimin e parë, për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve të tu do të ishte duke dënuar ato akte që janë parë në video duke hedhur disa herë votat. Kjo të bën nder ty, na bën nder edhe ne, në rast se ne do t’i përvishemi Edi Ramës si batakçi”.

Zërat që kërkuan një analizë të thellë dhe marrjen e përgjegjësive për humbjen në zgjedhje Lulzim Basha i quajti të nxitura nga Edi Rama.

Lulzim Basha: “Përgjegjësinë time e mbaj, dhe e kam mbajtur para gjithë anëtarësisë së PD. Sulmet ndaj njëri-tjetrit i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Çdo sulm pa fakte, me hamendësime ndaj PD dhe lidershipit, janë një shërbim me vetëdije që i bëhet Edi Ramës. Dolëm nga një luftë, nuk ishin zgjedhje por luftë, duhet të bashkohemi për betejat e ardhshme”.

Por Arben Imami, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, iu përgjigj duke thënë se ai është i pabesueshëm kur flet për bashkim të Partisë Demokratike.

Arben Imami: “Analizen ta ka bërë Berisha. Mjafton ti ta kuptosh. Pse nuk kishim nevoje per bashkim para 6 muajsh po kemi sot? Se ti vendose kështu. Unë jam i hapur për bashkim por duhet të japësh prova pse të besojmë”?

Diskutimet e ashpra çuan në prag incidentesh, kur Jemin Gjana u ngrit nga vendi dhe iu drejtua anëtares së kryesisë Valbona Mezini, për ta goditur siç thonë burime brenda mbledhjes.

Mezini: “Ore ti … zotëri, të kesh ambicie në partinë tende ça është mekat? Po na tregon ti ça duhet të kërkojmë dhe jo. Po ça thua ore, jemi ekzigjent nga natyra se jemi brez i ri, ti je kohë e dinozaurëve, ça më tregon tani kot. Më tregon ti mua pse ke ambicie në partinë tënde, ça po thua? As mos hajde fare këtu, fare mos hajde, se s’ke fare kartë morale për të folur këtu ti. Zoti i madh…mendësi komuniste, pse ke mendësi komuniste thotë”.

Në mbrojtje të zhvillimeve në Partine Demokratike dhe duke justifikuar faktin që listat për kandidatët për deputetë nuk u diskutuan në kryesi, Gjana tha se kështu ishte vepruar edhe në vitin 2011 në zgjedhjet lokale apo 2013 në zgjedhjet e përgjithshme, nën drejtimin e Berishës, duke u shprehur se kryesia nuk ishte mbledhur asnjëherë në këtë periudhë.

 

Etiketa: BashaimamikritikakryesiamalltezimbledhjePDPërgjime


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 Dhjetor, 2025 6:19 pm
Para
Çfarë po ndodh me Urgjencën mjekësore?

Përgjimi i mbledhjes së PD/ Shpërthen Tritan Shehu: T’ju vijë turp, s’bëheni politikanë me çimka

Video/ Kur meshkujt provojnë dhimbjet e lindjes, reagimet e tyre do ju bëjnë të “mbani barkun me dorë”

Video/ Kur meshkujt provojnë dhimbjet e lindjes, reagimet e tyre do ju bëjnë të “mbani barkun me dorë”

Incidenti në Elbasan/ Shoferi i Ranger Rover-it luksoz sot la qelinë…

Incidenti në Elbasan/ Shoferi i Ranger Rover-it luksoz sot la qelinë...
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
13 Dhjetor, 2025

Policia Federale braziliane ka arrestuar në Rio de Janeiro ish-ministrin e Jashtëm të Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i cili...

Lexo më shumë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
13 Dhjetor, 2025

Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë kontrolleve të zhvilluara nga autoritetet, në kuadër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com