Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi/ Futbollisti shqiptar i kokainës: Dua të bëhem polic ….

2016/04/30 at 10:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimi/ Futbollisti shqiptar i kokainës: Dua të bëhem polic ….

Zbulimi i trafikut të kokainës, që solli prangosjen e futbollistit durrsak Guido Tepshi dhe familjarëve të tij, u bë gjatë kohës kur policia italiane po hetonte vrasjen e një shqiptari 3 vjet më parë.

Ngjarja ndodhi në Fucecchio të Firences, ku viktimë e sulmit më armë zjarri mbeti 31­vjeçari Klaudio Ruçaj.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë arrestimeve të një grupi prej 25 personash në disa shtete. Operacioni i koduar “Ricarica 2013” bëri që në Shqipëri të mbërrinin 6 fletë­arreste, mes tyre e futbollistit 24­vjeçar, bashkë me të atin biznesmen, Edmond Tepshi dhe 4 të njohur të tjerë të tyre: Luan Tepshi, Artur Tepshi, Kastriot Dyrmishi dhe Laert Teneqexhi.

Sipas veprimeve të kryera nga ana e grupit hetimor të ngritur për këtë çështje, të gjithë personat e arrestuar në Shqipëri e Itali, bashkë me të tjerë në kërkim, kanë kryer trafik kokaine nga korriku i vitit 2013 e deri në qershor të vitit 2014.

Mësohet se bëhet fjalë për një sasi prej 15 kilogramësh kokainë, e cila kalonte nga Holanda në Itali.

Policia e Firences nisi hetimet fillimisht për vrasjen e Klaudio Ruçajt, që sipas saj ndodhi nga përplasja për kontrollin e prostitucionit.

Shumë të dyshuar dhe të njohur me personat që mendohej se kishin lidhje me viktimën apo me të akuzuar si autorët e krimit, u vunë në përgjim nga ana e policisë.

Ndonëse vrasja nuk është zbuluar ende sot, policia ra në gjurmët e një rrjeti që trafikonte drogën e shtrenjtë.

Menjëherë nisi hetimi për rastin e drogës, duke kontrolluar të gjithë veprimtarinë e të implikuarve.

Në përgjimet e kryera falë bashkëpunimit të policive të disa shteteve, futbollisti Tepshi, i diplomuar për Drejtësi, është regjistruar biseda ku ai thotë se donte të bëhej punonjës Policie e në të ardhmen të regjistrohej në shkollën e Magjistraturës.

Ky fakt u ka bërë përshtypje hetuesve, të cilët e konsiderojnë babain e të riut, Edmond Tepshi, si kreun e grupit të trafikut të drogës.

Lënda narkotike vinte në zonën e Toskanës nga Holanda e më pas përgatitej në sasi të vogla për t’u shpërndarë në qytete të tjera italiane.

Mediat e shtetit fqinj thonë se, bazuar në të dhënat e hetimit, anëtarët e bandës që jetonte në Itali, bënte një jetë modeste, pa shpenzime të tepërta, ndërsa ndryshonte sjellja për ata që jetonin në Shqipëri.

Gjatë një rasti tjetër përgjimi, njëri prej anëtarëve më të vjetër të grupit mësohet të ketë thënë: “Trafikun e drogës nuk e shpikëm ne. Ka qenë gjithmonë dhe do të jetë në të ardhmen. Dikush duhet të merret me të e kështu po e bëjmë ne”.

Ju sugjerojmë

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
Bota

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

4 Korrik, 2025 8:29 am
Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit
Aktualitet

Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit

4 Korrik, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:15 am
Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Para
Rënia e kompanisë Apple?

Rënia e kompanisë Apple?

Fotolajm/ Vullkani në Tajvan, ja krijesat e çuditshme që dolën nga deti

Fotolajm/ Vullkani në Tajvan, ja krijesat e çuditshme që dolën nga deti

Ja 5 produktet e reja që Apple definitivisht do t’i krijojë!

Ja 5 produktet e reja që Apple definitivisht do t'i krijojë!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
4 Korrik, 2025

Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të gjitha aeroportet e Parisit dhe dhjetëra mijëra pasagjerë...

Lexo më shumë

Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit

Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit
4 Korrik, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, do të zhvillojë ditën e sotme, 4 korrik 2025, një takim me kandidatët socialistë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 4 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
4 Korrik, 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
4 Korrik, 2025

Dashi Nëse do vijoni të silleni në mënyrë agresive kundrejt personave të caktuar, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen tuaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com