Kryesore

Përgjimet/Balla: Dako i plotëson të gjitha kriteret për të rikandiduar


               Publikuar në : 22:30 - 31/01/19 |
b.f

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se Vangjush Dako i plotëson kriteret për të rikandiduar për Kryetar i Bashkisë së Durrësit, pavarësisht skandalit të shit-bjerjes së votës dalë në përgjimet e bandës së Avdylajve.
Në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, ai është shpehur se i ka lexuar të gjitha përgjimet dhe thekson se aty nuk ka lidhje me vjedhjen e votave.

Balla theksoi se është dakord se prokuroria është e ngadaltë në procesin e hetimeve të dosjeve kryesore, por sipas tij tashmë çdo gjë është në dorë të saj dhe pritet verdikti final.

“Prokuroria tju shkojë deri në fund këtyre çështjeve dhe prova që shpresoj të ketë, dhe të zbardhë CD, por në asnjë rast nuk fajësohet me vepër penale Vangjush Dako dhe asnjë tjetër. Merreni kodin penal dhe me gjeni një vepër penale të kryer nga Dako që ka kryer në zgjedhje. Sa kohë që dosja nuk ka shkuar në gjykatë, sa kohë që nga Prokuroria nuk ka një akuzë të ngritur për z.Dako. është bërë publike se Dako nuk është nën hetim. Dako i plotëson të gjithë kriteret për të kandiduar, por nuk është vendim që merret nga une dhe Dako por nga PS”, tha Balla.
/Ri-De

Pas