Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet që tronditën politikën/ Gazetari gjerman intervistë për Opinion

2019/06/05 at 11:25 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimet që tronditën politikën/ Gazetari gjerman intervistë për Opinion

Gazetari Peter Tiede, i cili tronditi politikën shqiptare, me publikimin e 6 përgjimeve të reja nga dosja 339/1 ka dhënë një intervistë për emisionin Opinion, për gazetaren Desada Metaj.


Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë situatë është pyetja nëse këto materiale janë autentike apo jo.

Gazetari Peter Tiede këmbëngul se materialet janë të vërteta, nuk ka mashtrime dhe të gjitha materialet janë testuar.

“Burimet janë absolutisht të besueshme, janë burime shqiptare që na janë vendosur në dispozicion nga Tirana”, thekson Peter Tiede.

Në përgjime dalin lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

INTERVISTOI PËR EMISIONIN OPINION, DESADA METAJ

Përgjimet audio që ju keni publikuar në Bild kanë shkaktuar një furtune të vërtetë në Shqipëri. Herën e parë disa persona nga mazhoranca ju akuzuan si të paguar nga opozita.

Peter Tiede: Kjo është totalisht marrëzi, pakuptim. Unë jam një gazetar gjerman, jetoj në një vend të lirë dhe tek ne, gazetarët paguhen nga punëdhënësit e tyre dhe ky punëdhënës quhet “Bild” dhe jo opozita shqiptare. Unë madje, nuk njoh fare dikë nga opozita shqiptare.

A mbani ju përgjegjësi për autenticitetin e këtyre përgjimeve? Sepse në një situate krize si kjo që po kalon Shqipëria kjo mund të konsiderohet si një goditje e fortë.

Peter Tiede: Ky është material i vërtetë, nuk ka mashtrime ne e kemi testuar këtë material ashtu siç veprojnë, pra bëjmë gjithmonë me informacionet. Burimet janë absolutisht të besueshme, janë burime shqiptare që na janë vendosur në dispozicion nga Tirana.

Si gazetar me eksperience a mendoni se publikimi i këtyre përgjimeve do të ndikoje në qëndrimin zyrtar të Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe hapjes së negociatave?

Peter Tiede: Nuk mendoj se kjo është diçka që domosdoshmërisht do të mund të ndryshojë qëndrimin e Gjermanisë, pasi për Gjermaninë ka rëndësi që Shqipërisë të mos i ndodhë e njëjta gjë si me Malin e Zi, që ndikohet nga rusët. Pra dhe ajo të mos ndikohet nga Turqia. Të gjithë duan ta kenë për vete Ballkanin, por për Gjermaninë rëndësi ka gjendja aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, me korrupsionin e madh që ka, me mungesën e lirisë së shtypit, me mungesën e gjykatave. Juve nuk keni madje as Gjykatë Kushtetuese. Me të gjitha këto Shqipëria kërkon ose përpiqet të anëtarësohet në BE. Ky është rasti aktual.

Si mendoni se duhet të reagoje qeveria shqiptare në një rast të tille? A keni patur raste të ngjashme dhe si është proceduar më vonë?

Peter Tiede: Qeveria shqiptare ndoshta nuk ka se si të mund të reagojë ndryshe, përveçse të pretendojë se gjithçka është një mashtrim apo një konspirim I madh. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe ata gjermanë thonë krejt hapur dhe qartë që Shqipëria e ka humbur luftën. Aty qeveris mafia. Pra politika duhet ta ketë të qartë se çdo të thotë dhe çfarë është mafia. Në fakt ajo vetë është mafia.

Këto shkrime ishin të planifikuara apo erdhën si reagim pas shkrimit të parë për Shqipërinë?

Peter Tiede: Pasi qeveria juaj pretendoi se unë jam blerë dhe gjithçka është mashtrim, vendosëm të vazhdonim kërkimet dhe të vërtetonim se neve nuk na ka blerë askush dhe të gjitha këto informacione janë të vërteta.

Është e kote t’ju pyes për burimet e përgjimeve, por në Shqipëri ka dyshime dhe deklarata politike që një pjese e tyre janë pjesë e dosjeve që janë tek Krimet e Rënda. I jeni referuar me së shumti burimeve shqiptare apo atyre gjermane?

Peter Tiede: Burimet shqiptare. Prej andej e ka origjinën materiali. Materiali është i pranishëm edhe ne gjermanisht. Por siç e thashë, ai vjen nga Shqipëria dhe unë e kam marr nga Shqipëria

Ka shumë ish-oficerë policie në Shqipëri që kanë investiguar raste të implikimit të drejtuesve politike me çështje korrupsioni, te cilët tashmë kane kërkuar ose kërkojnë azil politik në vende të tilla si Holanda, Zvicra apo vendet skandinave?

Peter Tiede: Kjo është një pyetje interesante, përse duhet të përndiqen policë shqiptarë? Ju e njihni rastin e Saimir Tahirit apo të policëve nga Vlora, të cilët duhet të arratiseshin në Zvicër. Mund të marrim edhe rastin e policëve të tjerë që kanë ikur në Holandë apo të drejtorëve të klinikave spitalore të cilët kanë qenë të detyruar që të japin (lëshojnë) raporte mjekësore për kriminelët, me qëllim që këta bosë të drogës apo të mafias të dalin nga burgu. Përse duhet të arratisen këta njerëz? Përse përndiqen ata në Shqipëri? Dritan Zagani, apo policë të tjerë kanë qenë në burg pa një padi. Policët kanë qenë në arrest shtëpie dhe duhet të arratiseshin nga Shqipëria, pasi kanë dalë kundër politikës. Neve personalisht këto audio nuk na nevojiten, por mendoj se nevojiten për kolegët shqiptarë dhe për policët e guximshëm që kanë vepruar në mënyrë të tillë, që ato të publikohen.

Në përgjimet tuaja janë përmendur shumë emra të njohur. Si keni menduar të përballeni me ta në rast se do t’i drejtohen gjykatës?

Peter Tiede: Uroj dhe shpresoj që ta bëjnë këtë gjë, pasi kështu do dalin në gjyq dhe ne do të paraqesim provat. Edhe unë vlej si provë, sigurisht. Kështu gjykatësit do të vërtetojnë nëse unë gënjej dhe nëse ju në Shqipëri qeveriseni nga një mafia e korruptuar. Unë e di që kam të drejtë. / Opinion.al

Etiketa: desada metaj


Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Para
“Do t’ju fusim në burg”/“Do na e hani m…” përgjigjja Teodor Kekos në ‘94

“Do t’ju fusim në burg”/“Do na e hani m...” përgjigjja Teodor Kekos në ‘94

Zbuloni ç’ju pret këtë javë, shenjat me fat dhe çfarë duhet të keni kujdes

Horoskopi, 6 qershor 2019

Parashikimi/ Si do të luhaten temperatuarat sot në gjithë vendin

Parashikimi i motit, 6 qershor 2019
















TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com