Aktualitet

Përgjimet për Vodën, avokatja:S’bëri rezistencë, s’donte me dit për kamera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:07 - 15/07/21 |
Opi Nion

SPAK ka bërë publike për mediat ditën e sotme dosjen e përgjimit teksa në të është zbuluar dhe shpërdorimi i detyrës nga ish- zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda.

Edhe pse më herët Opinion.al ka zbardhur një pjesë të dosjes më poshtë është kominikimi i plotë mes dy avokateve Florida Beu dhe Majlinda Hasanin, teksa shfaqen duke diskutuar me njëra-tjetrën për dhuratat dhe rryshfetet që do ti jepnin ish- zëvendësministres së Brendshme për një emërim pune.

Bisedat e zhvilluara mes 32-vjeçares Florida Beu e cila kërkonte të punësohej në Ministrinë e Brendshme me avokaten Majlinda Hasani, në rolin e sekseres janë një nga provat e Prokurorisë së Posaçme që çoi në arrestimin e ish-zëvendës ministres së Brendshme Rovena Voda, që akuzohet se ka pranuar ryshfetin për t’i siguruar punë të interesuarës.

Në dosjen e siguruara nga Opinion.al, Florida Beu në bisedë me Majlinda Hasanin dhe nënën e saj zbulon shumëçka, që nga takimet deri tek pazaret dhe pagesat për punën që donte të merrte.

Më tej Beu dhe Hasani komentojnë qëndrimin e Vodës, sipas të cilave kur i kanë thënë paratë (1 mijë euro) ajo ua ka dhënë çantën e saj menjëherë për t’i futur brenda dhe nuk ka bërë rezistencë. Po kështu një detaj tjetër për arkën me peshk, që u shndërrua dhe në meme në rrjetet sociale, sipas Beut kushtonte më shumë se 300 mijë lekë.

Biseda më 25 shkurt ora 17:31 mes Florida Beut dhe avokates Majlinda Hasani.

Florida: Më ngeli mendja mos donte më shumë kjo.
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.
Majlinda: Ia thashë unë tashti e do iki prapë t’ia them, dëgjo këtu se ajo pesëqindmijë lek do marri do nja dy vjet t’i lajë këto që do ju japi juve jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos më çani…, rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste?
Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do i japësh asaj….
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hiç.
Florida: E më thotë mua më…
Florida: Deri në katër do ia arrij thashë, në ora dy tha Rovena.
Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli a e dëgjove, tashti që i mori ajo do i ha…unë, Rovi.
Florida: Kam hall…mos ka prit nai dyshe.

Më datën 26 shkurt ora 09:09 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Majlinda: Mos harro orën dy moj.
Florida: Nuk harroj moj si do harroj.
Majlinda: Se e duam shpejt ne.
Florida: Ajo tha në ora dy të kujtoj po ça tha për nesër ë
Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.
Florida: Po ça tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.
Majlinda: Hë më thuaj ti ça do t’i them, se i them unë.
Florida: Ajo më tha më shkruaj nesër mos të harroj. “Rovi mos harro”.
Majlinda: Të premten më tha ajo mua.
Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë. Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruaj që të takoj atë.
Florida: Për sot po pra, po për nesër.
Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën.
Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.
Majlinda: Ashtu do e bëjmë, nga darka nga ora pesë i vemi te zyra neve edhe i themi shko po qe se ajo futet në ministri në një vend pune të mirë nuk e lejmë me kaq, mirë.
Florida: Po.

Më 26 shkurt 2020, ora 09:36 midis shtetasve Florida Beu dhe Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë.
Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere-bjere çantën tha.
Florida: Ajo që t’u thonë po bjeri mi kështu ça çante.
Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ia jepnim.
Florida: Çantë thotë kjo, atë ditë tha vetëm Albanës jepi një kafe se për mua s’ka problem, ndihem hiles do ketë thënë u këputën në b…
Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llaf një mijë euro se s’po i presim, s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…
Më 26 shkurt ora 10:36 midis Florida Beut dhe nënës së saj zhvillohet kjo bisedë:
E ëma: Po mirë si do ia bëni tani, ça tha ajo, mezi e prite?
Florida: O mami këto duan zarfin me lek, se i thashë Majlindës dje.
E ëma: Hë.
Florida: O Majlind pa lek nuk të bën njeri gjë.
E ëma: Ça tha Majlinda?
Florida: Po do rrasi pra sot.
E ëma: Ëhë.
Florida:
Unë i çova një mijë euro, ia futa në zarf, i thashë, tha Majlinda prit njëherë. O Majlindë pa lek nuk të bën njeri gjë i thashë.
E ëma: Ëhë.
Florida: Mblodha dhe ato që kisha vetë, i ashtu i bona një mijë euro kishim fut dy të paktën se është.
E ëma: Është pak.
Florida: I tha Majlinda do të bleshim nai gjë i tha.
E ëma: Po.
Florida: Edhe i futëm një mijë euro neve një zarfi.
E ëma: Ëhë.
Florida: Le që e pritëm gjatë gjithë ditës se kishte takime, gjëra.
E ëma: T’ia bëj Majlindës këtë ajo.
Florida: Nuk ka ça të bëj ajo, nuk e ka fajin ajo, ajo ka gjithë ato punë, sa i kërkojnë asaj për punë, mirë dhe kaq, erdhi aty dy sekonda se kishte dhe dy tavolina që e prisnin për takim në pesë pasdite.

E ëma: Nga dy në pesë e takove.
Florida: Edhe ishte me të vërtetë sepse shkoi Majlinda te Bashkia i tha Rovenën është në mbledhje i thanë ata, s’është se po gënjente, i tha Majlinda unë akoma s’kam ngrënë as drekë. I tha Majlinda neve donim të të blinim ndonjë gjë, dolëm vërdallë, pastaj goca tha ta blej vetë më mirë, këtu ka kamera i tha Majlinda.
E ëma: Ia dhe, ia dhe?
Florida: Prit pra ta tregoj muhabetin.
E ëma: Hë se s’më rrihet mua.
Florida: Bjere çantën, si e dha çantën direkt ajo, edhe Majlinda u habit.
E ëma: Ua.
Florida: Se e kishte çantën te tavolina tjetër ku ishte ulur, i tha ma jep pak çantën direkt nuk bëri rezistencë asnjë moment, tha Majlinda nuk donte me dit as për kamera, tha kështu që ato duan lekë, i thashë Majlindës o Majlinda këto që futëm ne janë pak duhet t’i thuash që në fund do kesh dhe një kafe tjetër.
E ëma: Shumë mirë.
Florida: Edhe tani so gjasme do ta takoj, i kishte thënë më shkruaj se jam e zënë.
E ëma: Se s’i ka ardh mirë, ka dashur më shumë.
Florida: S’i ka pa se ishte zarfi i mbyll.
E ëma: Kur ka vajt në shpi them.
Florida: Tani të shofim ça do bëjë, prandaj them që duan lekë se pa lekë nuk të bën njeri gjë, një dy mijë euro duhet t’ia kishim fut, unë ku kam tani t’i jap, i tha Majlinda, ajo tjetra do ketë kafe veç, kështu që shko ballë hapur te ajo se do ta ketë veç.
E ëma: Kush i tha?
Florida: Majlinda pra kësaj se atë tjetrën e kap veç demek nuk e ka me këtë tatën.
E ëma: E kuptova.
Florida: Duhet lek.
E ëma: Ta kishte dit të kishe marr një mijë euro borxh.
E ëma: Te ai që merr, Majlinda e t’ia kishte fut dy mijë asaj.
Florida: Majlinda tha edhe një mijë janë shumë, por kur pa që e mori ajo, se tha t’i fusim një pesëqindëshe.
E ëma: Ngeli si m…, t’i thoshe i di unë këto punë, po tha nai shpresë?
Florida: Do flasim më vonë.
E ëma: Po ça janë këto, si e ka emrin kjo?
Florida: Rovena.
E ëma: Po mbiemrin?
Florida: Ia harrova. Pa lek mam nuk bën dot gjë.
E ëma: Akoma s’ka kthy përgjigje?
Florida: Jo.

Më 27 shkurt ora 17:19 midis Florida Beut dhe Majlinda Hasanit zhvillohet biseda si më poshtë.

Majlinda: E more vesh ti që më shkruajti Rovena mua?
Florida: E pra, atë mesazhin që më solle.
Majlinda: Eeee, e lexove?
Florida: Që të tha do të të shkruj, do të të them për orën.
Majlinda: I thashë unë mbas orës katër se jam në Tiranë unë.
Florida: E mirë ok, se ne atëherë e mbaron ti takimin.
Majlinda: Po, në atë orë, çke ti të them unë pastaj që të vij të më marrësh ti mua aty,…edhe atje do t’i themi që ne s’do ta lejmë me kaq…atje do t’i themi edhe për arkën e peshkut…atje do t’i themi të gjitha dakord???
Më 28 shkurt, ora 17:37 midis shtetasve Florida Beu dhe Majlinda Hasanit zhvillohet biseda:
Florida: Hej po sikur t’i sajojmë ato lekët ne se unë kam këtu gjashtëqind dollarë këtu thyejmë i bëjmë lek shqiptare.
Majlinda: Ë hë.
Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai samsung që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse ta marr me kredi unë, se kismet në fund javë Gerti ishalla më sjell nai një mishe t’i heq vetë unë që t’ia jap këtij.
Majlinda: Prit njëherë.
Florida: T’ia heq se ato për t’u dhonë janë, të rri e qetë pastaj.
Majlinda; Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë, të kalosh provimin dhe të emërohesh dakord ë.
Florida: Puna është t’ia japësh para se të mbarojë puna ajo se pastaj thotë do hedhi lumin kjo të q…kalin.
Majlinda: Jo, jo do ia them unë e di ajo po e thashë unë ka vdek ajo punë edhe po se dhe ti e di ajo ia jap nga xhepi im unë.
Florida: A janë për t’u dhënë, a do e bëj ajo, ajo do e bëj që do e bëjë.
Majlinda: Prit njëherë, ta bëj nuk jepen të gjitha për njëherë, telefonin për 8 mars, ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove dhe për peshkun që i thashë unë peshk deti të shtrenjtë.
Florida: E dëgjova, ai me të vërtetë se një arkë që do i çojmë ne do i them vëllait t’ia bëj tamam, i shkon te 300 mijë lekë pse ca kujton ti se është lirë.

Në datën 28 shkurt, ora 18:01 midis shtetasve Florida Beu dhe Majlinda Hasanit zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Unë të thashë ty do na duhet mos ta lejmë kështu, hë kur të bësh punën se sa i dhamë një mishen shkoi me vrap ajo atje.
Majlinda: Shumë keni dhënë.
Florida: Kështu që prandaj i thashë unë.
Majlinda: E…te Rogner.
Florida: Telefonin e du tha ajo nuk dua iPhone, dua këtë.
Majlinda: S’du me Albanën tha.
Florida: Edhe Albanës jo tha vetëm me mua, me demek mi jepni mua ato që deshët me i dhënë Albanës.
Majlinda: Në rregull, i thashë unë neve ty duam t’i japim.
Florida: Ajo e tha troç.
Majlinda: Edhe arkën e peshkut do ia çojmë.
Florida: Po, dy jo një.

Florida Beu dhe Majlinda Hasani kanë biseduar me njëra-tjetrën duke thënë se tashmë Rovena përgjigjet menjëherë në telefon, ndërsa më parë përgjigjej pas dy-tre ditësh, se kanë bërë mirë që kanë kryer veprimin e mësipërm, se duhet ta kishin bërë më përpara, se “leku e hedh ujin përpjetë”. Florida Beu ka shpjeguar se ajo paska dashur “dy” dhe jo “një”.

Pas