Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet në dosjen Habilaj/ Basha: Edi Rama duhet të japë llogari para drejtësisë

2017/10/18 at 6:51 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet në dosjen Habilaj/ Basha: Edi Rama duhet të japë llogari para drejtësisë

Dosja e Gjykatës së Katanias në të cilën trafikantë droge italo-shqiptarë përmendin dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ka tronditur jo pak politikën shqiptare, por edhe opinionin publik në vend.

Kreu i Partisë Demokratike, pak minuta më parë, përmes një shënimi në Facebook, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të largohet dhe të japë llogari para drejtësisë.

Basha shkruan se shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë se antimafia italiane ka prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga një bandë kriminelësh shqiptarë të ndihmuar direkt nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai kujton se të njëjtën akuzë ka bërë edhe oficeri i policisë Dritan Zagani me fakte dhe prova që prej dy vitesh.

Sipas tij, përballë këtyre fakteve, kryeministri Rama sillet si i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar çdo gjë.

“Dosja Habilaj-Tahiri e drejtësisë italiane ju tregon shqiptarëve dhe mbarë Europës, sesi krahu i djathtë i Edi Ramës është kapur në flagrancë në trafik droge, se si krejt shteti është kalbëzuar dhe është vënë në shërbim të trafikantëve”,- shkruan Basha.

Kryedemokrati thekson se në kohën që ky skandal ka tronditur nga themelet Rilindjen, ka provuar kauzat e drejta të Opozitës dhe e ka nxjerrë Edi Ramen lakuriq para mbarë opinionit, ky vetë nuk ka kurajon të mbajë as më të voglën përgjegjësi, por vazhdon avazin e vjetër se fajin e ka opozita.

Për Bashën, shqiptarët që në shumicë mezi mbyllin muajin, shohin sesi trafikanti blen 9 mijë euro varësen për familjarët e ministrit të tij, se si Tahiri, kampioni i Ramës, merr 30 mijë euro për një ngarkesë, dhe se ka bërë të paktën 5 milionë euro në muaj.

“Edi Rama as nuk turpërohet, as nuk përgjigjet, as nuk mban përgjegjësi për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme: Sepse është ai pas Saimir Tahirit, është ai pas çdo habili, është ai pas çdo shefi policie që ka ngarkuar thasët me drogë”, -shkruan kreu i PD-së.

Më tej, Basha thekson se Rama ka përfituar qindra milionë euro që erdhën nga droga dhe kanabizimi i vendit për të blerë votat dhe për të mbajtur pushtetin.

“Shqiptarët e dinë tashmë, opinioni publik, dhe media ende e pakapur e ka kuptuar. Ndërkombëtarët po ashtu: as krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin pa dijeninë, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë”, thekson kreu i PD-së, Lulzim Basha në Facebook.

Grupi i trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën pergjim. Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.

Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

16 Korrik, 2025 7:59 pm
Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313
Aktualitet

Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

16 Korrik, 2025 7:55 pm
Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta

16 Korrik, 2025 7:27 pm
Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!
Kryesore

Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!

16 Korrik, 2025 7:15 pm
Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri
Bota

Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri

16 Korrik, 2025 6:59 pm
Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
Kryesore

Kosovë/ Kërcënohet sërish presidentja Osmani: Do të vras ty dhe familjen tënde!

16 Korrik, 2025 6:35 pm
Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret
Aktualitet

Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret

16 Korrik, 2025 6:14 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Kryesore

Lapaj reagon ashpër ndaj Endri Shabanit: Mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

16 Korrik, 2025 6:00 pm
Riaktivizohet zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës

16 Korrik, 2025 5:38 pm
Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur
Kryesore

Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur

16 Korrik, 2025 5:24 pm
Para
Veprimi që “çmend” meshkujt dhe femrat në shtrat

Ky është gabimi i madh që meshkujt bëjnë në shtrat

Pas skandalit seksual, zbulohet lidhja e producentit Weinstein me Bill dhe Hilary Clinton

Pas skandalit seksual, zbulohet lidhja e producentit Weinstein me Bill dhe Hilary Clinton

Mbreti i “Narcosit”, Dasmaxhiu Ylli Baka dhe Kapterr Tahiri

Mbreti i “Narcosit”, Dasmaxhiu Ylli Baka dhe Kapterr Tahiri

TE FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
16 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije situatën e zjarreve në vendin tonë për ditën e sotme. Sipas njoftimit të...

Lexo më shumë

Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313
16 Korrik, 2025

Pas kontrolleve blic të bëra nëpër burgjet e vendit ditën e sotme, në këto momente po bëhet kontroll tek paraburgimet...

Lexo më shumë

Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta

Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta
16 Korrik, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një vendim të ri që u jep të drejtë ish-zyrtarëve të lartë...

Lexo më shumë

Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!

Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!
16 Korrik, 2025

Përplasjet për mandatin e Koalicionit Shqipëri Bëhet po vijojnë në rrjetet sociale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit. Në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com