Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet italiane/PD-Ramës: Sa tendera janë dhënë për mafien?

2021/01/26 at 2:28 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet italiane/PD-Ramës: Sa tendera janë dhënë për mafien?

Partia Demokratike ka reaguar sërish për përgjimet e publikuara në mediat shqiptare, ku pretendohet një lidhje mes anëtarëve të klanit mafioz Ndrangheta me zyrtarë shqiptarë.


Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa u shpreh se përgjimet e reja të Antimafias italiane tregojnë se qeveria aktuale ka bërë që Shqipëria të konsiderohet si  Kalabria e viteve 60.

Zhupa lidhur me deklaratat e kryeministrit, Edi Rama, i cili gjatë konferenës së sotme mohoi përgjimet, tha se kreu i qeverisë duhet të ruajë me Veliajn të njëjtin standard si për Saimir Tahirin.

Deklarata e plotë

Nuk është rastësi që, sa herë goditet mafia italiane dhe rrjetet e drogës në Itali, përgjimet nxjerrin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të majave më të larta të pushtetit të Edi Ramës.

Është korrupsion, që drejtohet nga mafia dhe ushtrohet me miratimin e kryeministrit dhe kukullës së tij në Bashkinë e Tiranës.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Edi Ramën dhe justifikimet e tij. Rama gjithmonë thotë se “ai nuk di” apo “nuk do t’ia dijë”, por qytetarët e kanë të qartë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Për 8 vjet me radhë, Edi Rama na ka kthyer me dekada mbrapa, duke vënë në rrezik sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e secilit prej nesh.

As mafiozët italianë nuk na shohin si një vend që mund të integrohemi në Bashkimin Europian.

Përgjimet e reja të Antimafias italiane na tregojnë se, me Edi Ramën, Shqipëria konsiderohet si Kalabria e viteve 60, një vend ku mafia vepron si në shtëpinë e vet, duke patur ortak me 20 % drejtuesit kryesorë të pushtetit.

Edi Rama dhe Erion Veliaj e dinë sesa thellë janë futur në biznesin me mafien, prandaj nuk u japin qytetarëve përgjigje reale për përfshirjen në biznes me mafien italiane përmes lejeve të ndërtimit, koncesioneve apo tenderave.

Minimalisht, Edi Rama, në vend të mallkimeve për median dhe mohimit të përgjimeve, siç bën gjithmonë, duhet të ruante me Veliajn të njëjtin standard si për Saimir Tahirin. Në të njëjtat rrethana, për përgjime të ngjashme nga Antimafia Italiane, Tahiri u largua me dorëheqje.

Me Veliajn apo pa Veliajn, për Edi Ramën nuk ka rrugë shpëtimi. Njerëzit e kanë kuptuar se Rama, marioneta e tij në Bashki, ministrat dhe njerëz të tjerë pranë tij shqetësohen vetëm për veten dhe paratë e tyre.

Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare është duke u rrënuar çdo ditë. Ata bëjnë biznes me mafian, në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët. Ata hanë mish me flori në Dubai, kur vendi është i përmbytur. Vetëm nga një përgjim i antimafias italiane bëhet e qartë se Tirana dhe Durrësi janë përdorur nga Edi Rama si lavatriçe te pastrimit te parave te pista.

Njerëzit kanë të drejtë të dinë:

Sa tendera, sa koncensione janë dhënë për mafian italiane?

Sa para të pista ka pastruar qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Erion Veliajt në këmbim të 20% -shit?

Rama dhe marionetat e tij kanë dështuar në administrimin e vendit.

Rama dhe marionetat e tij kanë 8 vite me premtime të pambajtura.

Tani, Ramës dhe marionetave të tij u kanë shpërthyer skandalet në duar.

Askush nuk i beson më ata. Shqiptarët dinë më shumë se kaq.

Më 25 prill ata do t’u tregojnë derën këtyre pushtetarëve të korruptuar.

Është koha t’i themi mjaft një qeverie që punon vetëm për vete. Vendit i duhet ndryshimi dhe Partia Demokratike është gati për të sjellë ndryshimin. Për të ringritur ekonominë, për të fuqizuar rininë, për të siguruar një jetë dinjitoze për shqiptarët.

Etiketa: PDrama


Ju sugjerojmë

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Para
Elisa Spiropali shtatzënë për herë të dytë

Pasuria e Spiropalit/ Pa shtëpi, por para cash më shumë se vlera e lejuar

Koronavirusi/ Kosova regjistron 5 viktima dhe 288 raste të reja

Koronavirusi/ Kosova regjistron 5 viktima dhe 288 raste të reja

Itali/ Iu dha ilaçe të gabuara pacientëve me COVID, arrestohet mjeku

Itali/ Iu dha ilaçe të gabuara pacientëve me COVID, arrestohet mjeku
















TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com