Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Gjobë minorenes: 20 mijë lekë, ose të publikojmë fotot nudo

2016/09/03 at 11:16 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimet/ Gjobë minorenes: 20 mijë lekë, ose të publikojmë fotot nudo

Dy minorenë, 14 dhe 15 vjeç, janë bërë “protagonistë” të një “gjobëvënieje” ndaj një moshatareje të tyre, pa menduar se ky veprim do t’i çonte në bankën e të akuzuarve në Gjykatën për Krimet e Rënda. Adoleshentët Ro.M. dhe Da.K. kanë shtënë në dorë fotot intime të K., një 15-vjeçare të panjohur prej tyre.


Më tej, ata i kanë kërkuar vajzës dorëzimin e një shume prej 20 mijë lekësh të rinj nën kërcënimin se do t’i publikonin fotot nudo në internet. Historia ka ndodhur në dhjetor të vitit 2015, kur të rinjtë tentuan të sigurojnë lekë për të për të festuar natën e ndërrimit të viteve në një lokal në qytetin e Durrësit.

Gjatë komunikimeve përmes adresave false në rrjetin social “Facebook”, të pandehurit kanë caktuar një piceri për dorëzimin e shumës, vend ku ka marrë fund “aventura” e tyre. Në momentin që njëri prej tyre ka shkuar për të marrë zarfin me “gjobën” dhe tjetri qëndronte jashtë lokalit janë ndaluar nga policia.

Në përfundim të gjykimit të tyre te Krimet e Rënda, të pandehurit janë deklaruar fajtorë për akuzën e “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe janë dënuar përkatësisht, Ro.M. me 1 vit burg dhe Da.K. me 8 muaj burg.

Ata nuk kanë shkuar në qeli, pasi në përfundim gjykata ka vendosur lënien e tyre në liri me kusht për një periudhë 2-vjeçare. Gjatë kësaj kohe, ata nuk duhet të kryejnë asnjë vepër penale, si edhe nuk duhet të shoqërohen me njëri-tjetrin. Në të njëjtin vendim gjykata i liroi ata nga masa e “arrestit shtëpiak”, në të cilën u gjykuan.

pergjimet

“Gjobëvënia”

Gazeta “Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës, sipas të cilit historia e “gjobëvënies” së dy të rinjve ka zënë fill kur i pandehuri Ro.M. ka gjetur një adresë “Facebook”-u të harruar hapur në një qendër interneti në qytetin e Durrësit. Në një nga bisedat në postën private të saj, ai ka parë fotot intime të një vajze me emrin K., të cilat i ka selektuar dhe ruajtur në adresën e tij.

Sipas deklarimeve të të pandehurit, në vijim përmes një adrese false të hapur prej tij ai ka kontaktuar vajzën e fotografive, duke e kërcënuar me publikimin e fotove dhe materialeve të tjera private të siguruara prej tij. Sipas vendimit, në një rast e dëmtuara ka lënë një zarf bosh pranë një parkingu të përcaktuar më parë, duke lënë miqtë e saj rrotull për të parë personin që do ta merrte. Të pandehurit nuk kanë shkuar, pasi ka pasur shumë qarkullim kalimtarësh. Në vijim ata i kanë përcaktuar picerinë ku 15-vjeçarja duhet të linte zarfin me 20 mijë lekë të rinj. Referuar vendimit, i pandehuri Ro.M. ka vënë në dijeni shokun e tij Da.K. dhe e ka çuar këtë të fundit të marrë “porosinë” në vendin e caktuar.

Komunikimet në FB

Nga provat rezulton se shtetasja K. ka komunikuar me të pandehurin Ro.M. në adresën e “Facebook”-ut të një shoqes së saj.

Nga procesverbali mbi këqyrjen e aparatit telefonik celular në zotërim të të dëmtuarës, në datë 24.12.2015, rezulton se pas hapjes së adresës së caktuar vihen re komunikime të kësaj adrese me adresën “K… Durrës”.

Komunikimet i përkasin datës 14.12.2015, e në vazhdim. Në datën 14.12.2015, në orën 18:03 ka mbërritur një mesazh me përmbajtje: “Mund t’i thuash pak K. të flasi me mua në fb. Thuaji pak K. vidion e bëra nëse nuk don që ta hedh në youtube të më kthej përgjigje”.

Më tej po në këtë datë, në orën 19:27, e dëmtuara i shkruan:

“Jam K. … m’prit deri të enjten për lekët se të thash një herë të enjten do t’i gjej patjetër dhe do t’i jap”. Në datë 16.12.2015, në orën 22:21, nga adresa që dyshohet të jetë përdorur nga të pandehurit është shkruar: “Ckm mund ti thuash pak K. të flasi me mua se e harroi fare ajo nuk i intereson nqoftëse i shpërndaj fotot, ose thuaj K. po e hedh un vidion në youtube deri sa të më jap lekët”.

Më tej në ditët në vazhdim midis këtyre adresave shkëmbehen mesazhe, nga përmbajtja e të cilave rezulton se personi që përdor adresën “K… Durrës” i kërkon shtetases K. që lekët t’i lihen te piceri “Xh…”, e cila ndodhet pranë stadiumit të qytetit të Durrësit.

Arsyetimi i Gjykatës

Nga analiza e provave të marra dhe të shqyrtuara nga gjykata, arrihet në konkluzionin logjik se qëllimi kriminal fillimisht i të pandehurit Ro. dhe më pas dhe e të pandehurit Da. ka qenë përfitimi i padrejtë nga e dëmtuara i një shume të ardhurash, për shkak të mospublikimit të fotove.

Fillimisht i pandehuri Ro. me veprime të paramenduara në rolin e organizatorit, pasi është vënë në disponim të fotove intime të shtetases K., i ka bërë presion asaj për publikimin e tyre dhe e ka shtrënguar duke i kërkuar të ardhura.

Më pas, në realizimin e veprës ai është ndihmuar dhe nga i pandehuri Da., i cili në vendin e përcaktuar nga i pandehuri Ro. ka shkuar për të tërhequr shumën e të ardhurave që do të lihej nga e dëmtuara K. Shtetasi Da. rezulton se ka dijeni për ngjarjen dhe për faktin se shtetasi Ro. po i kërkon të ardhurat për të mos bërë publike disa foto që i përkasin shtetases K.

Nga provat rezulton se vepra penale është kryer nga të pandehurit me dashje direkte, me një plan të mirë organizuar. Kështu rezulton se të pandehurit, pasi janë takuar në marrëveshje me njëri-tjetrin, kanë vendosur të shkojnë në vendin e përcaktuar për të tërhequr të ardhurat e lëna nga e dëmtuara./A.Bajrami/ Panorama

 

Etiketa: foto nudogjobeniepara


Ju sugjerojmë

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të
Kryesore

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të

31 Tetor, 2025 1:12 pm
Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

31 Tetor, 2025 12:00 pm
Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
Aktualitet

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

31 Tetor, 2025 11:40 am
Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

31 Tetor, 2025 11:35 am
Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
Aktualitet

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

31 Tetor, 2025 11:33 am
Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore
Bota

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore

31 Tetor, 2025 11:21 am
Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel

31 Tetor, 2025 10:50 am
Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

31 Tetor, 2025 10:22 am
Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Bota

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

31 Tetor, 2025 9:59 am
OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

31 Tetor, 2025 9:54 am
Para
Liqeni i Ohrit, pasuri e UNESCO-s, dosja dorëzohet në 2017-n

Liqeni i Ohrit, pasuri e UNESCO-s, dosja dorëzohet në 2017-n

Kush bashkoi Inva Mulën dhe Ermonela Jahon, me siguri një motiv i jashtëzakonshëm

Kush bashkoi Inva Mulën dhe Ermonela Jahon, me siguri një motiv i jashtëzakonshëm

Video/ Përflitet largimi nga Ministria e Kulturës, por Mirela Kumbaro fluturon në ajër

Video/ Përflitet largimi nga Ministria e Kulturës, por Mirela Kumbaro fluturon në ajër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të
31 Tetor, 2025

Në një konferencë për gazetarët këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi seancën në Kushtetuese ku i...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
31 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa...

Lexo më shumë

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
31 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj po flet në seanën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese. “Kam pritur 9 muaj për 9 minuta,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com