Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet fundosin gjyqtarin Hoxha. Polici sekser: Ky i ka qejf xhixhat

2016/05/04 at 11:23 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
60 milionë për një vendim pronësie, ja si u arrestua gjyqtari Hoxha

Përgjimet e Prokurorisë kanë fundosur gjyqtarin Ibrahim Hoxha.
Nga hetimet dhe përgjimet ka rezultuar se shtetasi Novruz Gajde, i cili kishte njohje me gjyqtarin Ibrahim Hoxha, ka hyrë si sekser për biznesmenin Dritan Jazexhiu.
“Ky i do lekët përpara vendimit. Do një gjashtëshe. Pas vendimit do një dyshe. Ti e di, ky i ka qejf xhixhat”, thuhet në përgjimet mes Gajdes dhe Jazexhiut.

Ky i fundit kishte një process gjyqësor për çështje pronësie me gjyqtarin Hoxha.
Në një bisedë tjetër, paditësi në çështjen e pronësisë pyet ndërmjetësin nëse ja ka dhënë lekët gjyqtarit dhe ai i përgjigjet se do ja jap djalit.

Pas arrestimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, djalit të tij dhe dy personave të tjerë, ata janë marrë në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Por të gjithë të arrestuarit kanë mohuar akuzat, duke thënë se paratë ishin për shitjen e një automjeti nga djali i gjyqtarit te shtetasi Novruz Gajde, me të cilin gjyqtari kishte njohje të hershme, raporton gazeta Mapo. Por pavarësisht alibisë së tyre, deklarimet e të dyshuarit si sekser dhe djalit të gjyqtarit kanë qenë në kundërshtim me njëri­tjetrin, për sa u takon detajeve të automjetit që do shitej.

Ndërsa vetë gjyqtari ka deklaruar se me shtetasin Novruz Gajde ka njohje të hershme që kur ata kanë punuar bashkë njëri si Oficer i Policisë Gjyqësore e tjetri si polic.

Në prani të dy avokatëve, gjyqtari, ka pranuar se kishte pasur ndërhyrje nga miku i tij Novruz Gajde, për të ndihmuar në një çështje, me të interesuar Dritan Jazexhiun.

Po ashtu, ai ka pohuar se është takuar por pavarësisht kësaj, nuk ka pranuar të bëjë pazare.

Më tej, ai ka pranuar se njihet me Gajden që prej 25 vitesh, nga koha kur ishte oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e Beratit dhe Gajde ishte polic i thjeshtë.

Madje gjyqtari ka pohuar se i kishte premtuar këtij të fundit për të ndërhyrë, me qëllim për ta rikthyer në polici.

Ndërkaq hetuesit më pas pyetën djalin e gjyqtarit. Ai ka pohuar se nuk bëhej fjalë të ketë kërkuar apo të ketë marrë para me qëllim ndikimin në ndryshimin e vendimit nga babai i tij.

Në lidhje me paratë, juristi, Ledion Hoxha, ka pohuar se i kishte marrë pasi donte t’i shiste veturën e tij, Novruz Gajdes, një veturë luksoze “Mercedes­ Benz”, me vlerë rreth 15 mijë euro.

Por nga ana tjetër, nga verifikimi rezultonte se në dokumente mjeti ishte i djalit të xhaxhait të Hoxhës.

Kur është pyetur Gajde, ka pohuar se donte të blinte një autoveturë “Volkswagen Sharan”.
Një mjet i tillë i ngjashëm me një tabelë shitet, ndodhej në vendin ku u ndaluan dy personat, por që s’kishte lidhje me ta.

Më pas është pyetur Dritan Jazexhiu, i cili ka mohuar t’i ketë dhënë para Novruz Gajdes, për të ndërhyrë te gjyqtari Ibrahim Hoxha. Por më tej ai ka pohuar se kishte takuar Gajden.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Armiqësitë e VIP-ave, ja si nisën sherret

Armiqësitë e VIP-ave, ja si nisën sherret

Gjon Karrica shpërndan videon e gruas duke lindur…

Gjon Karrica shpërndan videon e gruas duke lindur...

Është e kotë, Qeveria s’mund të takohet…

Reagon Kryeministria: E verteta e "shoferit" të Ramës në Greqi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com