Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e VAR/ Zbardhen bisedat, si iu mohua Realit penalltia

2019/01/16 at 12:16 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet e VAR/ Zbardhen bisedat, si iu mohua Realit penalltia

Në fundin e fazës së parë të kampionatit spanjoll edhe arbitrat kanë bërë një bilanc të ecurisë, sidomos të VAR-it. Është viti i parë dhe shefi i arbitrimit në federatën spanjolle, Velasko Karbajo ka vlerësuar përdorimin e teknologjisë. Gjatë mbledhjes janë publikuar dy raste ku zbulohen hapur bisedat mes arbitrit kryesor dhe atij të VAR-it. Bëhet fjalë për sfidën Real-Sociedad dhe Barcelona-Real Madrid.


Biseda

Arbitri kryesor i ndeshjes Munuera Montero e përjeton shumë rastin dhe e shoqëron që nga momenti fillestar deri në fund me të bërtitura. “A ishte pozicion i rregullt? Topin, topin…”, u thotë asistentëve të tij dhe sallës së VAR-it në momentin që portieri Ruli pengon sulmuesin Vinicius.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga salla e VAR-it, ku përgjegjësi Melero Lopez u kërkon ndihmësve të tij që ta rishikojnë rastin. “Dua ta shoh. Përsëriteni edhe një herë. Dua një pamje tjetër. Tjetër, tjetër, nga këtu nuk kuptoj asgjë”, thotë arbitri që qëndronte në dhomën e VAR-it dhe sheh në përsëritje rastin ku sulmuesi brazilian pengohet nga portieri i Real Sociedadit.

Pastaj vjen komunikimi për Munueran në fushën e lojës. “Asgjë. Lërë të luhet. Asgjë, asgjë. Vazhdojmë përpara. Gjithçka në rregull Hoze Luis (Munuera). Vazhdojmë lojën”, ishte fjalia e fundit që mbylli këtë çështje dhe loja vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur gjë, pavarësisht pretendimeve të lojtarëve të Realit dhe tifozëve në fushën e lojës.

Shefi i arbitrave në federatën spanjolle të futbollit, Velasko Karbajo foli për këtë rast dhe shpjegoi gjithçka. “Nuk e publikuam këtë rast për të konfirmuar se të gjitha rastet e dyshimta rishikohen apo për të shpjeguar konfuzionin që ndodh. VAR-i fillon t’i shikojë vetë rastet në mënyrë të menjëhershme pasi kanë ndodhur.

Nëse arbitrat përgjegjës në dhomën e VAR-it shohin një gabim, ata ndërhyjnë menjëherë, pa pritur që topi të dalë jashtë fushës së lojës. Në këtë rast, VAR-i nuk pa ndonjë gabim të Munueras dhe vendosi që nuk ishte penallti”, tha Karbajo.

El Clasico

Në mbledhje janë transmetuar edhe pamjet dhe komunikimi mes arbitrit dhe VAR-it në ndeshjen mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ku u akordua penallti për Suarezin. Kjo është biseda.

Asistenti: Korrekte, korrekte!

Sançez Martinez (Arbitri kryesor): Topin, topin, topin. Për mua ka prekur topin.

VAR (Hernandez Hernandez): Mos e rifillo lojën ë…

Loja vazhdon me aksionin e Barcelonës dhe ndërhyn asistenti.

Asistenti: Pozicion jashtë loje. Pozicion jashtë loje.

VAR: Mos e rinis lojën tani të lutem. Mos e nis.

Asistenti: Hoze, Hoze, Hoze, Hoze.

VAR: Hoze Maria, Hoze Maria.

Arbitri për lojtarët: Prisni se po e shikojnë rastin.

VAR: Më dëgjo një moment Hoze Maria (bëhet fjalë për arbitrin Sançez Martinez)

Arbitri kryesor: Më thuaj, më thuaj.

VAR: Më the që për ty ka prekur topin. E vërtetë?

Arbitri: Po.

VAR: Mos e nis lojën! Më dëgjon? Mos e nis lojën të lutem!

Arbitri: Në rregull. Në rregull, kuptova.

Arbitri për lojtarët: Largohuni nga këtu! Qetësohu, qetësohu, qetësohu!

Ndërhyn Serxho Ramos: Nuk the asgjë për penalltinë e Suarezit më parë…

Arbitri: Qetësohu, qetësohu! Serxho, qetësohu! Nuk do të bëhet ajo që doni ju. Për këtë gjë punojmë ne të tjerët. Në rregull! Eja këtu dhe qetësohu!

VAR: Hoze Maria, të lutem!

Arbitri: Prisni, prisni!

VAR: Hoze Maria, të lutem! Të këshilloj që të shkosh ta shikosh.

Arbitri: Në rregull, perfekt. (Niset drejt monitorit)

VAR: Nuk e prek topin, Varan godet nga pas Luis Suarezin.

Arbitri: Në rregull. Më jep ta shoh rastin.

VAR: Po, e ke gati. E sheh?

Arbitri: Po, e shoh. Ja dhe kontakti. Për mua është në rregull. Po. Penallti. Ja ta shoh këtu, ja ta shoh. Po. Penallti, por pa karton.

VAR: Perfekte. E drejtë Hoze Maria.

Arbitri: Pa karton

 

 

 

Etiketa: arbitratBarcelonapergjimetrealiVAR


Ju sugjerojmë

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat
Sport

Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat

2 Gusht, 2025 2:19 pm
Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?
Sport

Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?

2 Gusht, 2025 12:53 pm
Prokuroria kërkon 2.5 vite burg për futbollistin e Real Madrid
Sport

Prokuroria kërkon 2.5 vite burg për futbollistin e Real Madrid

2 Gusht, 2025 11:31 am
Armando Broja largohet nga Chelsea pas 16 vitesh
Sport

Armando Broja largohet nga Chelsea pas 16 vitesh

2 Gusht, 2025 10:23 am
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri
Sport

Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri

31 Korrik, 2025 4:33 pm
Skuadra e re e Manajt, futbollisti shqiptar shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe
Sport

Skuadra e re e Manajt, futbollisti shqiptar shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe

30 Korrik, 2025 9:30 am
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Para
“Oxhaku”, PD: Miku qeramist i Kryeministrit nuk derdh asnjë lek në Tatime

“Oxhaku”, PD: Miku qeramist i Kryeministrit nuk derdh asnjë lek në Tatime

Ministrja e re e Arsimit thirrje studentëve: Mos bllokoni sekretaritë

Ministrja e re e Arsimit thirrje studentëve: Mos bllokoni sekretaritë

Kjo vajzë mban emrin më të gjatë në botë, plot 1000 shkronja

Kjo vajzë mban emrin më të gjatë në botë, plot 1000 shkronja
















TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com