Gazetari, Jetmir Olldashi, që investigoi çështjen e hashashit në Vlorë, dhe nga audiopërgjimet doli edhe vëllai i ministrit të Brendshëm do të jetë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”. Përmes një interviste, ai do të japë më shumë detaje për mënyrën se si është bërë investigimi për trafikun e hashashit në Vlorë.
Sakaq, të tjera përgjime pritet të publikohen mbrëmjen e sotme në atë që njihet si skandali “Xhafaj”. Siç lajmëruan edhe deputetët e PD, përpos audiopërgjimit që tashmë kemi dëgjuar të gjithë, mes Albert Veliut dhe personit të supozuar si Agron Xhafaj, ka edhe materiale të tjera kompromentuese. Pikërisht një pjesë e këtyre përgjimeve do të publikohen nga PD mbrëmjen e sotme. Nga ana tjeter mazhoranca socialiste i ka mohuar, duke i quajtur sajesa.
Vetë Kryeministri ka thënë se ka analizuar audiopergjimin dhe se i ka rezultuar jo autentik. Ndërkohe Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur hetimet per te zbardhur kete ceshtje.