Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të 10 audio-përgjimeve të reja nga gazeta gjemane “Bild”.
Gjatë një emisioni televiziv, Rama është shprehur se përgjimet e bëra gjatë zgjedhjeve në Dibër, janë një lojë e rrezikshme.
Kryeministri tha se përgjimet janë baza për të shkuar te prova, ndërsa theksoi se çdo gjë duhet të futet në rrugën e ligjit
“Është shumë e rrezikshme loja e përgjimeve, mund të kthejnë komplet vemendjen e të vërtetën, duke u nisur nga biseda që dëgjohet në to. Muhabetet e telefonit mund të jenë një bazë për të shkuar te prova, por mund të jenë edhe jashtë konteksti. Psh. unë nganjëherë them “Po Po vlla”, kur një gjë nuk.Pra, janë gjëra që duhen futur në rrugën e ligjit e të diskutohen vetëm në bazë të ligjit.” deklaroi Rama./ Opinion.al E.Xh.