Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e Prokurorisë/ Skema, ja se si mashtruesit kërkonin 800 euro për testin e Akademisë së Sigurisë

2016/03/14 at 12:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet e Prokurorisë/ Skema, ja se si mashtruesit kërkonin 800 euro për testin e Akademisë së Sigurisë

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin e përdorur nga tre persona të arrestuar për marrje parash në lidhje me pranimet në Akademinë e Sigurisë.

Tre personat e arrestuar dhe një i katërt në kërkim nuk kanë pasur asnjë kontakt me Komisionin e Vlerësimit të testit, apo me personelin e Akademisë.

Ata i kanë marrë 800 euro një kandidati nga Cërriku, që ishte regjistruar për konkurrim në Akademinë e Sigurisë, duke e mashtruar nga fillimi i bisedës me të deri në fund. Gjithçka është zbardhur nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe nga përgjimet e kryera ndaj të dyshuarve.

Në qendër të skemës mashtruese ka qenë shtetasi Gëzim Metalia, 44 vjeç, ish­efektiv i Policisë Rrugore.

Të arrestuar bashkë me të janë shtetasit Rexhep Rexha, 23 vjeç, dhe Erald Hasanllari, 25 vjeç. Këta persona mësohet se i kanë marrë 800 euro një kandidati për pranim në Akademinë e Sigurisë, duke i premtuar se pagesa do të shkonte për një pedagog, në mënyrë që qytetari i mashtruar të dilte fitues në testin e pranimit. Por, në fakt, sipas hetimit të Prokurorisë, gjithçka ka qenë mashtrim, pasi të arrestuarit, të cilëve u janë sekuestruar edhe 800 eurot që kanë marrë nga qytetari, nuk kishin folur me asnjë njeri.

PËRGJIMET

Nga përgjimi i një bisede të zhvilluar mes të arrestuarit Gëzim Metalia, ish­polic rrugor dhe të dyshuarit tjetër Erald Hasanllari, del qartë se gjithçka është e sajuar. “Gëzimi e ka marrë në telefon Erald Hasanllarin dhe i ka thënë që të hiqej si pedagog i Akademisë së Sigurisë.

I ka thënë të prezantohet si “Shef Kadriu”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, ish­polici Metalia i ka bërë me dije Erald Hasanllarit se do të telefonohej nga kandidati për pranim në Akademinë e Policisë, i cili kërkonte të fliste vetë me “pedagogun” para se të jepte paratë. Pasi është marrë vesh me Hasanllarin, Gëzim Metalia i ka dhënë numrin kandidatit nga Cërriku.

Erald Hasanllari, siç del nga përgjimet, ka vepruar siç i ishte kërkuar. Ai është prezantuar si “Shef Kadriu” dhe i ka thënë qytetarit se “çdo gjë është në rregull, është i mbaruar si muhabet”. Pasi ka marrë sigurinë nga “pedagogu” me emrin “Shef Kadriu”, kandidati nga Cërriku ka kontaktuar me Gëzim Metalinë dhe i ka dorëzuar 800 eurot.

ARRESTIMET

Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë mbajtur për disa ditë në hetim personat e dyshuar.

Pasi kanë përgjuar bisedat dhe veprimet që kryenin të dyshuarit, Prokuroria dhe Policia kanë arrestuar në flagrancë të akuzuarit që kishin krijuar një skemë mashtrimi me qëllim përfitimi, për aplikantët që duan të konkurrojnë në Akademinë e Sigurisë.

Më datë 10 dhe 11 mars 2016 janë arrestuar shtetasit Gëzim Metalia, 44 vjeç, dhe Rexhep Rexha, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, të cilët kanë mashtruar në këmbim të një shume prej 800 eurosh, një shtetas me inicialet B.L., me premtimin se do t’i jepnin të gatshme përgjigjet për testimin në Akademinë e Sigurisë dhe do të ndërhynin për pranimin e tij nga ana e komisionit vlerësues.

Skema e mashtrimit do të tentohej të vihej në jetë me shumë kandidatë të regjistruar për konkurrim për pranim në Akademinë e Policisë.

/ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
Aktualitet

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

12 Gusht, 2025 11:09 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
Life Style

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

12 Gusht, 2025 10:28 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump
Bota

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

12 Gusht, 2025 10:01 pm
Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin
Sport

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin

12 Gusht, 2025 9:31 pm
Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
Bota

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

12 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
Para
Autobiografia e Lewandowskit/ Rrëfimi: Mësuesja më vuri notë të keqe, ia hodha bangën në kokë

Autobiografia e Lewandowskit/ Rrëfimi: Mësuesja më vuri notë të keqe, ia hodha bangën në kokë

Shakaja që u kushtoi prangat. Dolën me maska në ish-Bllok, Policia arreston tre të rinj

Shakaja që u kushtoi prangat. Dolën me maska në ish-Bllok, Policia arreston tre të rinj

Video/ Dy të rinj seks oral në qendër të Tiranës

Video/ Dy të rinj seks oral në qendër të Tiranës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
12 Gusht, 2025

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit...

Lexo më shumë

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com