Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e “Ndrangheta-s”, Meta: SPAK të nisë urgjentisht hetimet

2021/01/27 at 9:20 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“As i LSI dhe as i opozitës”, Meta me gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës

Përgjimet e publikuar në mediat të organizatës mafioze “Ndrangheta” kanë shkaktuar përplasje në politikën shqiptare.


Lidhur me këtë çështje ka folur presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur se SPAK  duhet të nisë menjëherë hetimet për të gjithë zyrtarët e sekserët shqiptarë të përfshirë në përgjimet e Ndrangheta-s.

Në një intervistë për “Alb365”, Presidenti thotë se drejtësia shqiptare duhet të nis hetimet pasi në dosjen e prokurorisë Italiane përmenden lidhje të Ndrangheta-s në vendin tonë.

Në përgjimet e antimafias italiane, anëtarë të Ndrangheta-s komunikojnë me njëri-tjetërin për investime në Shqipëri me qëllim pastrimin e parave.

Në këto përgjime, anëtarët e organizatës kriminale përmendin emra të cilët, sipas tyre, kanë lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, por dhe me presidentin Ilir Meta.

Pjesë nga intervista

Presidenti Meta: Shtimi i kullave në Tiranë në mungesë të kredidhënies, shton dyshimet për burimet e financimit dhe pastrim parash

Pyetje: Nga një anë kemi që Bashkimi Europian, apo Amerika, thotë luftoni korrupsionin, pasi është shumë i madh. Shohim këtu që bëhen arrestime në stade të vogla tip drejtorësh. Ndërkohë, kohët e fundit po flitet për përgjime, në lidhje me Ndrangheta-n. Ka ende emra të qeverisë dhe të politikës shqiptare,  janë në poste të ndryshme, të cilët po lakohen dhe nuk po mbahet një qëndrim, ku duhet  të dalin hapur dhe të thonë është apo nuk është e vërtet? Mendimi Juaj si President i Republikës, që qëndroni mbi palët, cili është?

Presidenti Meta: Jam shprehur qartë për pyetjen konkrete që Ju bëni.

Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK.

Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë.

Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave.

Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit.

Pyetje: Pretendoni për një mandat të dytë në krye të Presidencës, apo  do të ktheheni tek LSI?

Presidenti Meta: Unë jam i shqetësuar për daljen e Shqipërisë nga shinat e procesit të integrimit europian.

Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej  kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit.

Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Europian.

Ashtu sikurse jam mjaft i shqetësuar dhe i brengosur prej vitesh për fenomenin  e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qendruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si  dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar.

Këto janë shqetësimet e mia kryesore. Nuk është shqetësimi im  se cili do të jetë pozicioni im në të ardhmen. Në çdo rast unë do të jem në Shqipëri, do të jem midis shqiptarëve dhe në shërbim të tyre./ Opinion.al

Etiketa: “Ndrangheta”ilir Metapergjimetspak


Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
SHBA, paralajmërime për dhunë të motivuar nga politika

SHBA, paralajmërime për dhunë të motivuar nga politika

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

COVID-19/ Brataj: Vaksina na mbron 28 ditë pasi e kemi marrë

COVID-19/ Brataj: Vaksina na mbron 28 ditë pasi e kemi marrë
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com