Aktualitet

Përgjimet e dosjes 339, merret në pyetje drejtori i hekurudhave


               Publikuar në : 10:14 - 24/06/19 |
geliano fataj

Ani Dyrmishi, drejtor i Përgjithshëm i hekurudhave shqiptare është marrë në pyetje nga Prokuroria e krimeve të Rënda në lidhje me dosjen 339.

Emri i tij doli nga përgjimet e publikuara nga Bild, ndërsa në atë kohë ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës në qytetin e Durrësit.

Përgjimet vënë në dukje lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

Të shtunën për më shumë se dy orë edhe deputeti Ilir Ndraxhi është marrë në pyetje nga prokurorët që kanë në dorë dosjen./ Opinion.al

Pas