Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e Antimafias, Këlliçi: Erion Veliaj ortak 20% me mafien italiane

2021/01/24 at 12:22 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet e Antimafias, Këlliçi: Erion Veliaj ortak 20% me mafien italiane

Partia Demokratike ka reaguar sërish për përgjimet e anti-mafias italiane, të publikuara ditët e fundit në media. Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një konferencë për mediat u shpreh se përgjimet e anti-mafies italiane e zhveshin kryebashkiakun Erion Veliaj nga propaganda.


Këlliçi, në fjalën e tij thekson se Antonio Gallo, sekseri kyç i hetimit të antimafias italiane për zbulimin e bashkëpunimit mes Politikës-Mafias-Biznesit, shprehej gjatë bisedave të përgjuara se në Shqipëri rregullat e lojës ishin të qarta, kryeministri merr 20% e tenderave dhe koncensioneve, ndërsa kryebashkiaku Veliaj merr 20% të fitimit që të firmosë lejet e ndërtimit. Sipas tij kjo është arsyeja që Erion Veliaj nuk ndalet duke ngritur kulla.

Më tej, Këlliçi thotë se rastet e tilla janë arsyeja që nuk afrohen investitorët e huaj në Shqipëri, sepse shton ai, në Shqipëri tenderët dhe koncesionet i fiton ‘Ndragheta kalabreze”.

“I fiton krimi i organizuar, i fitojnë trafikantët e drogës. Nuk garon dot kush me Mafien, aq më tepër kur kanë kryeministrin dhe kryebashkiakun që u firmosin çdo leje; në ndërtim, shëndetësi, kudo ku shtrihen si tentakulat e oktapodit.”

Këlliçi gjithashtu i bën thirrje SPAK-ut që të mos heshtë por të hetojë njësoj si me çështjen e Saimir Tahirit.

DEKLARATA E PLOTË

Të dashur qytetarë!

Këto 48 orë keni patur mundësinë të shikoni kryebashkiakun e Tiranës siç është në të vërtetë, një politikan që i shërben mafies italiane kundrejt rryshfetit 20 %.

Përgjimet e anti-mafies italiane, që po publikohen çdo ditë nga Ora Neës, e zhveshin Erion Veliajn nga propaganda e blerë shtrenjtë me paratë tona, duke e nxjerrë një politikan të rrezikshëm për vendin dhe thellësisht të korruptuar.

Antonio Gallo, sekser kyç i hetimit të antimafias italiane për zbulimin e bashkëpunimit mes Politikës-Mafias-Biznesit, shprehej gjatë bisedave të përgjuara se në Shqipëri rregullat e lojës ishin të qarta, kryeministri merr 20% e tenderave dhe koncensioneve, ndërsa zari i tij, Erion Veliaj, do 20% e fitimit që të firmosë lejet e ndërtimit.

Prandaj nuk ndalet Rama së dhëni konçensione!

Prandaj nuk ndalet Erion Veliaj duke ngritur kulla. Aq sa nuk kurseu dhe Sahatin e Tiranës.

Kjo është jo vetëm qeveria më e keqe e Shqipërisë, por dhe më e korruptuara!

Erion Veliaj faktohet nga përgjimet e antimafias si një kolektor i parasë së pistë në Tiranë. Je kapur MAT, Erion! Nuk ke ku shkon. Fërkoje duart kur dolën përgjimet për Sajmir Tahirin, por një fat edhe më i zi se i tij të pret.

Jeni demaskuar nga Anti Mafia e Italisë, e një shteti themelues të Bashkimit Europian, derën e të cilit shqiptarët e kanë të mbyllur, për aq kohë sa vendi ka në krye ortakët e Ndrage’tas.

Prandaj nuk afrohen investitorët e huaj në Shqipëri, sepse këtu tenderat dhe koncensionet i fiton ‘Ndragheta kalabreze! I fiton krimi i organizuar, i fitojnë trafikantët e drogës. Nuk garon dot kush me Mafien, aq më tepër kur kanë kryeministrin dhe kryebashkiakun që u firmosin çdo leje; në ndërtim, shëndetësi, kudo ku shtrihen si tentakulat e oktapodit.

Nuk ka konkurrencë të ndershme me Mafian. Ajo di ku troket. Aty ku ka të ngjashmit e saj. Aty ku i hapin derën, ku u rrinë “pronto, si urdhëron!”

Ku u vënë përpara thelën më të madhe, qendrën e Tiranës, kundrejt ryshfetit mafioz 20 %.

Këto 48 orë, Rama dhe buratini i tij kryesor kanë treguar sesa të frikësuar janë nga përgjimet, që po u nxjerrin pazaret e pista me pasuritë dhe taksat e shqiptarëve.

Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën. Qëllimi i vetëm i tyre  është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa u penguar.

Nuk kanë për t’ia dalë! Inkurajojmë median të informojë qytetarët për ortakërinë e pushtetit të Ramës dhe të Veliajt me mafien italiane. Partia Demokratike do të jetë në krah tyre për të mbrojtur të vërtetën dhe interesin publik.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk duhet të heshtë! Më e pakta që mund të bëjë SPAK është të ruajë standardin e ndjekur me Saimir Tahirin! Heshtja e SPAK është kundër interesit të Shqipërisë dhe qytetarëve që presin me padurim veprimin e drejtësisë njësoj për të gjithë.

Shqiptarët meritojnë shumë më shumë se një prokurori që hesht përballë mafies qeveritare, shumë më shumë se një kryebashkiak dhe kryeministër ortak me mafien italiane.

Në 25 prill, Shqipëria do të shkëputet nga kthetrat e mafies. Së bashku me shqiptarët e ndershëm, ne do të bëjmë ndryshimin! Nën drejtimin e Partisë Demokratike do të kemi konkurrencë të lirë, vlerësim në bazë të meritës, afrim të investimeve që hapin vende pune

25 prilli është një ditë mundësie dhe ndryshimi! Është ditë për drejtësi!

 

Etiketa: BELIND KËLLIÇIPDpërgjimet e anti-mafias italiane


Ju sugjerojmë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?
Rajoni

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

18 Nëntor, 2025 5:47 pm
Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës
Kryesore

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

18 Nëntor, 2025 5:43 pm
Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
Politikë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

18 Nëntor, 2025 12:10 pm
Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
Kryesore

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 Nëntor, 2025 11:29 am
Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
Kryesore

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

18 Nëntor, 2025 11:18 am
Para
Merrnin ryshfete për ndërtime pa leje,burg për 2 zyrtarët e Bashkisë Kamëz

Merrnin ryshfete për ndërtime pa leje,burg për 2 zyrtarët e Bashkisë Kamëz

Veliaj nga Rrogozhina: Demokratët janë ndarë në 5 copa

Veliaj nga Rrogozhina: Demokratët janë ndarë në 5 copa

IGJEUM: Reshje intensive në këto qarqe për tre ditët në vijim

IGJEUM: Reshje intensive në këto qarqe për tre ditët në vijim
















TE FUNDIT

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
18 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e krijuar...

Lexo më shumë

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
18 Nëntor, 2025

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa...

Lexo më shumë

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
18 Nëntor, 2025

Në pjesën e parë të emisionit u transmetuar intervista e kryetarit të PD, Sali Berisha. Në pjesën e dytë të...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
18 Nëntor, 2025

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të ndërmarrë sulme ajrore ndaj Meksikës, nëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com