Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ai italian, Alberto Cutillo, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim.
Mësohet se në fokus të bisedës mes dy diplomatëve, kanë qenë përgjimet e antimafias italiane për dosjen “Habilaj”, ku del i implikuar edhe Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm.
Kuvendi do të vendosë ditën e mërkurë heqjen e imunitetit të tij, ku dhe priten debate të ashpra, në një kohë kur mazhoranca ka deklaruar hapur votën kundër heqjes së imunitetit, akt që i hap rrugë arrestimit të Tahirit.